Dita e Shën Patrikut Parada 2018 në Westchester County, Irlandezët bëjnë me duar simbolin shqiptar Shqiponjën

Nga Beqir SINA – New York
YONKERS NY : Të shtunën, në Yonkers – NY (24 mars 2018 në orën 13:00) në një ditë të bukur është mbajtur Parada e Shën Patrikut. Parada e Ditës së Shën Patrikut të Yonkers, është bashkuar me paradën e shoqatave të tregtarëve të rrugës së njohur McLean Avenue, kështu që parada tani njihet si Paradë e Ditës së Shën Patrikut të Yonkers, në McLean Avenue. Ky kombinim fillon në një epokë të re për Yonkers të New Yorkut.

Parada e Ditës së Shën Patrikut të Qarkut Yonkers, është një traditë që daton që nga viti 1963 dhe ka qenë gjithmonë më e madhja në këtë zonë. Që nga fillimi i saj parada ka qenë parada e dytë më e madhe e Shën Patrikut në New York State – pas asaj që mbahet në New York City. 
Kjo Parada e Ditës së Shën Patrikut, siç u mbajt edhe këtë vit, u dallua për pjesëmarrjen edhe të shumë pjestarve të komunitetit shqiptarë, që jetojnë në këtë qark, dhe që kan shtëpit dhe bizneset e tyre, në Qarkun e Yonkersit në Nju Jork.
636254468823688223-Dolan4
Nik Beqi, nënkryetar i Organizatës Rrënjët Shqiptare, ka marrë pjesë në Paradën e Ditës së Shën Patrikut të Qarkut Yonkers, Nju Jork, dhe me një grup instrumentistësh të Bandës frymore me veshjet karakteristike folklorike Irlandeze, kan pozuar duke bërë me dy pëllëmbat e duarve – simbolin shqiptar të Shqiponjës me dy krena.
Dita e Shën Patrikut në Westchester County, NY dhe Luginën Hudson për çdo vjet në këtë sezion sjell një gjelbërim simbolik kudo në qytet dhe zbukurimet, duke lajmëruar ardhjen e Verës.
Gjatë viteve parada është rritur për të përfshirë mbi 3000 pjesëmarrës dhe kënaqur mbi 100.000 spektatorë nëpër gjithë rrugën e saj nëpër qytetin e Westchester County – Yonkers NY. 
Komuniteti Irlandez, organizatorët thonë se janë krenar për rritjen që ka marr kjo ngjarje dhe që ka treguar gjatë viteve se iralandezet ne Nju Jork,  janë të përkushtuar të vazhdojë të promovojë zgjerimin e paradës që shēnon ardhjen e sesionit të ri – me  Paradën e Ditës së Shën Patrikut.
1395524246001-ts032214yostpat02
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s