Kongresmeni Eliot Engel viziton Kosovën

 PRISHTINË : Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel , demokrati nga New York-u, i cili ndodhen në Kosovë, për të marrë pjesë në aktivitetet për festimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, vizitojë të hënën, Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, së bashku me mikun e tij, veprimtarin e dalluar Harry Bajraktari, ku pati takime me udhëheqësit e Ipveshkpisë, Dom Lush Gjergjin.

Ndërsa, po të hënën përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel , demokrati nga New York-u, i cili ndodhet në Kosovë, për të marrë pjesë në festimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bëri një homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë, i shoqëruar nga Harry Bajraktari, ka vizituar edhe kantinën e verës “Stone Castel” në Rahovec, të biznesmenit shqiptaro amerikan Rrustem Geci, ku është takuar me Presidentin e Kosovës, z Hashim Thaqi, dhe Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Në këtë vizitë simbas medias sociale mori pjesë edhe Ambasadori Philip Riker dhe Drejtori i shërbimit Euro Azia, të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj.
Po i shoqëruar nga veprimtari Harry Bajraktari, ai pritet të martën të vizitojë edhe Shkupin, ku pritet të takohet me liderit shqiptar në Maqedoni.
Eliot Engel, kongresist me ndikim në ligjëvënsin e SHBA,, është figurë e rëndësishme e proceseve politike në Kosovë, dhe mjaft i njohur në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, atij më 11 nëntor 2011, nga Komuna e Pejës, Kosovë, i është dhë titulli Qytetar Nderi i Pejës, kurse, Posta e Republikës së Kosovës, në nderim të tij, vitin e kaluar nxorri në qarkullim një pullë postare me protretin e Eliot Engel.
Nga Beqir SINA – New York
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s