Në New York, përkujtohet Mit’hat Frashëri, në 138 vjetorin e lindjes

Nga Beqir SINA- Westchester NY
WESTCHESTER NY : Me një Homazh të thjesht, një grup shqiptarësh, kujtuan te varri i Mit’hat Frashërit, në Varrezat e Ferncliff në Nju Jork, 138 vjetorin të lindjes së tij.
Aktiviteti i pëkujtimor u organizua nga nismëtari dhe udhëheqësi, i të gjitha ceremonive për Mithat Frashërin, mbajtur dekadat e fundit në SHBA, z. Pëllumb Lamaj.

Këtij aktiviteti iu bashkëngjitë z. Ilir Hysa, së bashku me disa aktivistë të tjerë të komunitetit, përfshirë edhe drejtuesit e Vatrës.
Aktiviteti në përkujtim të ditëlindjes së Mithat Frasherit, nisi me vendosjen e një kurore lulesh të freskta në varrezat publike “Ferncliff” në New York, ku prehen edhe eshtrat e tij.
 Më pas, folsit kryesor ishin udhëheqësi dhe organizatori i kësaj veprimtarie, z Pëllumb Lamaj, dhe profesor Ilir Hysa.
“Jemi mbledhur sot këtu, për të kujtuar një ndër ngjarjet më historike, tha ai, që lidhet me një nga figurat më spikatura të historisë sonë kombëtare, Mit’hat Frashërin, i cili e fillojë veprimtarinë e tij patriotike, si një pinjollë e Frashërllinjëve qysh në moshën 15 vjeç, dhe e vazhdoi atë si patriot, atdhetar dhe inetelektual i madh, ndërkohë që ishte dhe një ndër firmëtarët e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai dha një kontribut të madh në çështjen tonë kombëtare, si publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i Ballit Kombëtar e i Komitetit Shqipëria e Lirë”, tha nismëtari dhe udhëheqësi i të gjitha veprimtarive deri tani në përkujtim të Midhat Frashërit.
“Mid’hat Frashëri – Ylli Polar përtej mjegullnajës, mosnjohjes dhe mosmirënjohjes,” tha në homazhin në 138 vjetorin e lindjes së shërbestarit të përulur të shqiptarizmës Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo), profesor Ilir Hysa – PHD, duke vazhduar:
“Shkoi edhe një vit tjetër. Sërisht erdhi marsi. Sërisht dimri i acartë shkoi përtuar për t’ia lënë vendin pranverës, për të marrë udhë cicërimat e zogjve, bukuritë e livadheve, zërat gazmorë të fëmijëve që lodrojnë. Teksa pemët bëhen gati të gjethojnë, më vjen ndërmend që, në vitin e largët 1880, pranvera na solli ne shqiptarëve më shumë sesa cicërima, lule e gjethe; ajo na solli një punëtor të urtë e të mençur nga një derë e fisme, nga dera e Frashërllinjve të Përmetit. Thënë më shkoqur, marsi është muaji që i solli shqiptarëvë shërbëtorin e tyre, Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo). Marsi na solli djalin e përkushtuar të Abdyl Frashërit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nipin e Naimit—poetit tonë kombëtar—dhe Samiut—filozofit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.” .
Më tej ai tha se hulumtuesi i vëmendshëm, gjen tek figura e Mid’hat Frashërit tiparet më të mira patriotike e atdhetare të cilat frymëzojnë :” Nuk mund të ishte ndryshe. Trashëgimia e shëndoshë gjenetike bëri punën e saj. Ja si e shpreh vetë Mid’hati predispozionin e tij gjenetik për tu bërë i dobishëm për Shqipërinë” tha ai.
Ndërkohë, që duke folur me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit, kan vlerësuar Mithat Frashërin si një ndër figurat nga më të spikaturat e politikës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX, e kan qujatur atë si një figurë të rëndësishme në historinë Shqiptare, Kryetari i Këshillit Kombëtar, z Haxhi Dauti, tha se “ Vlerësimi më i madh, dhe çuarja në vend të amanetit të tij, është që eshtrat e Mithat Frashërit, të dërgohen në Tiranë, aty ku edhe e meriton kjo figurë e madhe çështjes sonë kombëtare”.
Mithat Frashëri, i cili lindi në Janinë në vitin 1880 u nda nga jeta në Nju Jork, në 1949 në rrethana të panjohura, u tha në këtë veprimtari  ka qenë njëri nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë, gjithashtu, aktiv në të gjitha periudhat e tjera të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Folësit, përsëriten se Mithat Frashëri, ishte mes të tjerash një publicist dhe historian mjaft prodhimtar. “Si politikan, ai u bë udhëheqës i Ballit Kombëtar në vitin 1942 dhe njihet sidomos si luftëtar kundër komunizmit,  duke folur për figurën e Mithat Frashërit dhe veprën e tij.
Në Janinë më 25 mars të vitit 1880, lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit.
Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizit.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.
Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërisë e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.
Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.
Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekullohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri, ku Mithati ishte zgjedhur me koncensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgimim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s