Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Materialeve të Ndërtimit në Nju Jork

Nga Beqir SINA – New York City
Kompania elitare nga Shqipëria, EVEREST Sh.p.k. me bazë në Kamëz – Tiranë, tërheqë vëmendjen e vizitorve amerikan në Nju Jork
NEW YORK, (20 Mars 2018) – Në panairin Ndërkombëtar të Materialeve të Ndërtimit në “Jacobi K. Javits Center” në Nju Jork, për dy ditë 19 – 20 Mars, mori pjesë edhe një kompani elitare nga Shqipëria, “EVEREST Sh.p.k.” me bazë në Kamëz – Tiranë.

Në panairin “New York Build Expo 2018”, morën pjesë mbi 150 ekspozues, frima dhe kompani nga SHBA, dhe vende të tjera, për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre në industrinë e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit.
 Burime zyrtare nga ky panair, i thanë gazetës tonë, se mbi 10.000 vizitorë , kontraktor, dhe përfaqësues firmash nga kompani të mëdha, të mesme e të vogla, nga zona e Tri- Shetshit, New Jork, New Jersey, dhe Connecticut  patën rastin të ndjekin këtë ngjarje të industrisë së ndërtimit në “Jacobi K. Javits Center” në New York nga data 19 dhe 20 Mars.
Simbas të njëjtave burimeve, thuhet se profili i vizitorëve të këtij panairi përfshinte arkitektët, inxhinierët, projektuesit, kontraktorët e përgjithshëm, nënkontraktorët, ndërtuesit komercialë, ndërtuesit e shtëpive luksoze, profesionistët e pasurive të paluajtshme, menaxherët e ndërtesave, planifikuesit shtetërorë të ndërtimeve, agjencitë qeveritare të kësaj industrie, industrinë e ndërtimeve ushtarake, pronarët e ndërtesave të larta, sindikatat, dhe kompanitë e ndërtimit të gradacieleve në New York, e për rreth tij .
Ndërkaq, kompania elitare nga Shqipëria, EVEREST Sh.p.k. e cila u paraqitë me një stend qendrore në këtë pavion e panairit “New York Build Expo 2018”, erdhi me disa ekspozime të një game të gjërë të prodhimeve të saj, në Aluminë, dhe industrinë e ndërtimit, duke zgjuar interes të madh te vizitorët amerikan.
Administratori, i kësaj kompanie Sokol Çupi CEO, duke vlerësuar panairin e New Yorkut, si më prestigjozen në rang botëror, ku marrin pjesë të gjitha nivelet e industrisë dhe tregut të ndërtimeve në SHBA, tha se mësuan shumë nga kjo përvojë, dhe se kompania EVEREST Sh.p.k. u pritë shumë mirë, nga vizitoret e shumtë, përfshirë edhe disa vizitor shqiptar.
Ai tha se produketet dhe prodhimet e kësaj kompanie shqiptare, po pëlqehën shumë edhe në Shtetet e Bashkuara, ku prej dy vjetësh EVEREST Sh.p.k. nga Tirana, ka hyrë edhe në industrinë e ndërtimeve në New Jersey dhe New York, aqsa dhe interesimi ishte i mjaft i kënaqshëm edhe në këtë panair në New York.
“Ne kemi bërë disa ndërtime të ndryshme në zonën e New Jerseyt, të cilat janë dy objekte të mëdha që kan përfunduar tashmë, dhe jemi në bisedime dhe trataiva për disa objekte të tjera, që kemi pasur me kontraktorë të ndryshëm edhe në New York” tha  administratori zoti Çupi.
Ai ka permendur disa veçori suksesi siç është simbas tij dizanji i aluminit dhe profili i këtij i çertifikuar nga Instituti i materialeve ndërtimore në Pensillvenia, ku ai veçoja produktin bazë në kompaninë e tij, atë në shërbimet që kryen Everest Sh.p.k. : “Sisteme fasadash me kapake, Fasada strukturale, Sisteme strukturale me silikon, Aksesore per profile alumini, Aksesore per dyer-dritare, Sisteme alumini te aplikuara,Profile alumini per fasada,Profile alumini, Ndertime Civile dhe Imobiliare”.
Ndërsa atë që ai e ka quajtur çelsin e suksesit, apo si një nga armët më të forta që ka Everest Sh.p.k. nga Shqipëria, për këtë treg, Administratori, i kësaj kompanie Sokol Çupi CEO, thotë sepse përveç cilësisës dhe standartit që ne kemi, të njëtët me kompanitë më të njohuara në këtë industri, ne për dallim kemi edhe çmimin ose koston shumë më të mirë se ato, dhe ky çmim që japim ne na bënë shumë kompetitivë , çka do të thotë ssimbas tij : “Se nëse kërkon një produkt cilësor dhë më të mirë do tua ofrojmë ne si shërbim me një çmim të mirë, dhe më një shërbim shumë të lart cilësor, çka është edhe suksesi i kompanisë tonë Everest Sh.p.k.” tha ai
Everset Sh.p.k. është një kompani shqiptare, që e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1997, në industrinë e ndërtimit. Ndërkohë, që fillimin e vitit 2005 Everest nga Shqipëria, filloi prodhimin e profileve të aluminit në fabrikën e saj, produktet dhe punimet e saj për herë të parë,  kan hyrë edhe në tregun amerikan me ndërtimet e saj në Nju Xhersi dhe Nju Jork.
Po ashtu kjo është hera e parë që një kompani elitare nga Shqipëria në industrinë e ndërtimit merr pjesë në “New York Build Expo” në “Jacobi K. Javits Center” në New York, që është dhe panairi kryesor dhe ekspozues për industrinë e ndërtimit në SHBA.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s