“Dhurata e Jetës”, mbrëmje “Gala Fundraiser” të suksesshëme në Nju Jork

Nga Beqir SINA – New York City
 
NEW YORK : “Dhurata e Jetës – Gift of Life” një organizatë ndërkombëtare e njohur  për veprimtari bamirësie, në të gjithë botën, me një mbrëmje gala, ngriti fondet e saj të mbledhjes së ndihmave për të ndihmuar fëmijët në shpëtimin e jetës së fëmijëve me probleme të rënda në zemre.

Kordinatorja për Kosovën e organizatës Gift of Life International, Albana Krasniqi së bashku me nënkryetaren e organizatës zonjën Fredlee Kaplan, dhe Drejtori Ekzekutiv Rob Raylman, i cili shërbeu si “Master of Ceremonies” i kësaj mbrëmje Gala, në qytetin e Nju Jorkut, ishin organizatorët e këtij eventi të suksesshëm në Manhattan, ku foli edhe Robbie Donno, një prej themeluesve të kësaj organizate.
Albana Krasniqi, tha se mbrëmë (10 mars) së bashku me nënkryetaren e organizates Ndërkombëtare, Dhurata e Jetës, znj. Fredlee Kaplan, në cilësin e mikë-pritëses ato organizuan një mbremje për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar fëmijët me defekte të lindura të zemrës, e cila ishte e suksesshme, simbas saj.
Në fjalimin e rastit, zonjusha Krasniqi, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen e vazhdueshme qoft monetare, qoft vullnetare që i japin ato kësaj kauze, si dhe falenderoj stafin mjeksor që kryen misionet e skriningut në Kosovë dhe familjen e saj. 
Ajo përmendi se mbrëmë një nga donacionet më të çmueshme ishte donacioni i bërë në emër të nipit të saj 6 vjeçar Lum Krasniqi, i cili ndau një shumë modeste të hollash për të ndihmuar bashkë moshatarët e tij nga Kosova.
Po ashtu Krasniqi, veçojë ndër të pranishëmit edhe figura të çmueshme të komunitetit shqiptar, si i quajti ajo edhe në fjalën e saj, para udhëheqsve të kësaj organizate prestigjoze, donatorët kryesor të mbrëmjes, filantorpistët, Harry Bajraktari biznesmen dhe veprimtar, financierin Richard Lukaj, dhe kardiologun Fatos Rugova e shumë e shumë të tjer, prania e të cilëve e bëri shumë më shumë emocionues e të rëndësishëm këtë mbrëmje Gala, tha Krasniqi.
“Mbrëmja ishte e gëzueshme dhe fitimprurëse për këtë bamirësi të veçantë,” u shpreh Krasniqi, duke faleminderuar çdo njerin për ndihmat e dhëna dhe që vazhdojnë të ndihmojnë fëmijët e dëmtuar nga zemra nga shumë vende të botës, nga Uganda në Belize, nga Xhamajka në Haiti deri në El Salvador, dhe përfshirë Kosovën që ka 106 raste të tilla, kurimi për fëmijët e sjellur në NjuJork”
Me këtë rast ajo sqarojë se kjo organizatë ndihmon mbi 2000 fëmijë në vit nga 79 vende të botës. Gift of Life International, në kuadër të programit të tyre, po ashtu kanë bërë të mundur operimin falas të mbi 100 fëmijve nga Kosova. Dhe, këtë vit planet janë që të mbahen dy misione mjeksore në Kosovë, njeri për të identifikuar fëmijet që kanë nevojë për operim si dhe tjetri mision për  të operuar këta fëmijë në Prishtinë – QKUK.  
“Dhurata e Jetës – Gift of Life”, vazhdon me përkushtim dhe sukses që të ndihmojë këto operime të cilat jo vetëm që janë të kushtueshme por dhe nuk mund të kryhen në Kosovë”, tha Kordinatorja për Kosovën e organizatës Gift of Life International, Albana Krasniqi. 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s