Kosova dhe Barbados vendosin marrëdhënie diplomatike

New York, 9 Mars 2018 – Republika e Kosovës dhe Barabados kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës së vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt të këtij viti, njofton Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në New York.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është bërë në bazë të vullnetit të përbashkët për t’i zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet miqësore, për ta ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në sferën politike, ekonomike, tregtare, teknike dhe kulturore, si dhe në fushat tjera të interesit të përbashkët, thuhet në kumtesën ee kësaj konsullate .
Gjithashtu marrëdhëniet diplomatike janë vendosur konform qëllimeve dhe parimeve të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat e së drejtës ndërkombëtare.
Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Barbadosit i ka paraprirë nënshkrimi i dokumentit zyrtar sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ambasadoria Teuta Sahatqija, e cila nënshkroi një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Barbados.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të informoj se sot në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në Nju Jork u nënshkrua Komunikata e Përbashkët për krijimin e Marrëdhënieve Diplomatike midis Kosovës dhe Barbados,” njofton gazeta Bota sot nga Nju Jorku.
Ndërkohë, që falënderime të veçanta, për të gjithë diplomatët që kanë punuar kaq shumë për këtë: Behgjet Pacolli, Amb. Zana Rudi, Muhamet Brajshori, Jetlir Zyberaj, Ylber Kryeziu, Butrint Ymeri dhe shumë të tjerë, ka thënë shefja e Konsullatës së Përgjithshme të Repblikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadoria Tetua Sahatqija në kumtesën e saj./Beqir Sina/
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s