Shkolla “Thornton-Donovan”në New York “Një Rilindje Shqiptare”

Nga Douglas E. Fleming, Jr. Drejtor i Shkollës “Thornton-
Këtë vit akademik Shkolla “Thornton-Donovan” në New Rochelle, New York,është përkushtuar në temën e saj: “Një Rilindje Shqiptare”

Të dashur Shqiptarë të Amerikës
Çdo vit shkolla “Thornton-Donovan”, në New Rochelle (New York), ja dedikon programin akademik një vendi, kulture apo një personaliteti të shquar. Vitin e kaluar, tema mësimore ishte “Fluturim me Shqipet e Andeve” me fokus tek Peruja, Ekuadori dhe Andet. Temat e T-D e kanë zanafillën e tyre që në vitet‘70 dhe shumë eksplorime studimore e udhëtime interesante janë realizuar me sukses përgjatë kësaj kohe. Këtë vit lajtmotivi i shkollës ka superuar vetveten dhe përvojat e mëparshme.
Për vitin akademik 2017-18, T-D, i është kushtuar ekzaminimit të subjektit “Një Rilindje Shqiptare” dhe nxënësit e shkollës tonë, që nga klasa e parë e fillore e deri në maturë, ndjekin kurse (kryejnë lënde kurrikulare) që kanë si objekt studimi e njohje analitike historinë dhe kulturën e këtij vendi, nga më të vjetrit e autentik në gadishullin e Ballkanit.
Çdo kurs, (lëndë e programit mësimor), zhvillohet në pesë ditët e javës, për 40 minuta, dhe në mënyrë konstante gjatë gjithë vitit akademik.
Më poshtë po rendisim disa prej 25 kurseve me temë nga Shqipëria:
Shqiponja, gjarpri dhe kënga ( Muzikë), Veshët e sytë e Shqiponjës (Muzikë dixhitale), Letërsi Ballkanike, Perandoritë në perëndim, Instrumente muzikore ekzotike, Arti i mitit, Arkitektura e mikpritjes, Kuzhina Shqiptare, Filmi në Ballkan, Histori e Ballkanit, Arkeologjia e Ballkanit, Shqipëria nëpërmjet artit, Moda Shqiptare, etj.
Aventura e çdo viti akademik konkludon me një udhëtim dhe eksplorim në terren, në perputhje me misionin dhe objektivat didaktike që i kemi vënë vetes në programin mësimor, duke pasur si qëllim ndërthurjen e asaj çfarë kemi studiuar teorikisht me përvojën empirike dhe ballafaqimin në realitet.
Në prillin e këtij viti T-D do të vizitoj për dhjetë ditë Shqipërinë, si dhe për disa ditë vende përreth rajonit të Ballkanit. Përpjeket më të mëdha për këtë udhëtim gjeografik e kulturor, janë bërë të mundur në sajë të ndihmesës dhe mirëkuptimit të Z. Joe DioGuardit, Z. Richard Lukaj dhe Ambasadores Shqiptare të Kombeve të Bashkuara në qytetin e New Yorkut.
T-D është krenare të përfaqësojë të vetmen shkollë ne Amerikë, që i dedikohet me përkushtim temës së Shqiptarisë dhe diversitetit historik e kulturor që ajo përcjell.
T-D uron qe Shqiponjat e te dy vendeve te fluturojne se bashku si nje e vetme.
Thornton-Donovan School, in New Rochelle salutes an “Albanian Renaissance”
Dear Albanian-Americans,
Each year Thornton-Donovan School in New Rochelle, New York, salutes a different country, culture or significant character. Last year’s academic theme was “Flying With the Condors” and T-D made Peru, Ecuador, and the Andes its scholastic focus. T-D’s themes date back to the 70ies and several of the world’s most interesting destinations have already been visited and enjoyed. This year’s rivals all previous ones.
For the 2017-18 school year T-D is celebrating an “Albanian Renaissance” and students from grades K-12 are taking courses that best reflect and represent the history and the culture of this most notable Balkan land.
Each thematic course is taught five days per week for 40 minutes per day and taught the entire academic year. Listed below are several of the 25 Albanian entrees:
Eagle, Snake, & Song
Eagle’s Ears & Eagle’s Eyes
Balkan Literature
Vanished Empires
Exotic Musical Instruments
Art of Myth
Hospitality Architecture
Albanian Appetites
Balkan Film
Balkan-Up (History)
Archeology of the Balkans
Albania through Art
Albanian Fashion
Water ( Science)
Each year’s academic adventures conclude with a travel-study junket with the school’s theme as a focus and destination for travel at the same time. Come this April T-D will travel to Albania for about ten days and spend about a handful in other Balkan countries.Most of our travel study efforts have been crafted with the help of Joe DioGuardi, Richard Lukaj and the Albanian UN Ambassador in New York City.
T-D knows of no other independent school to make Albania its raison d’être not here, not in the U.S. and not anywhere except Albania itself.
Let’s get both Eagles to fly as One.
Douglas E. Fleming, Jr.
Headmaster of Thornton-Donovan School
Thornton-Donovan Students at the UN Albanian Mission in New York City, February 2018.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s