Të jesh i drejtë

 (cikël  me poezi)

Nga   Përparim   Hysi

 
1. Të jesh i drejtë

Të jesh i drejtë, është pak “luks” i vështirë
Dhe këtë gjë e kam provuar vet.
Kushdo që në jetë pati vetëm një fytyrë
E kalon me vuajtje e mundime këtë jetë.

Kush lozi si arlekin a si klloun në cirk
Jetën e pati, ku e ku më të lehtë.
Ndërron “fytyrën” në një moment kritik
Dhe  arriti të vërë pasuri e të ketë pushtet.

Të jesh i drejtë,është pak si vetshkatërrim
I drejti të zezës kurrë nuk i thotë: e bardhë!
Kështu ka ndodhur dhe e jap me firmë
Pa më gjeni qoftë dhe një të drejtë që të jetë pasuruar!

I drejti, në këtë tranzicion,mbeti me gisht në gojë
Se i drejti kurrë nuk i shkel “vijat e bardha”
Në këtë tranzicion,vetëm shumëfytyrshat hodhën “bojë”
Dhe  pasqyrat i kemi përpara.

Mbushur politika me shumëfytyrsha
Politika dhe pushteti mbushur me”derra të kënaqur”
Mbi të gjithë këta,le të bjerë mynxyrra
Rrofshin të drejtët” Këta “SOKRATË TË VUAJTUR”!

 
          Tiranë, 17 shkurt  2018
 
2. ” Mafiozë! Ju jemi qepur pas!”  *

Gjeta një  poezi që e kam shkruar në Amerikë
(E paskam shkruar më 1 nëntor 2003)
Por ndodhitë dhe sot qenkan pikë për pikë
Se mafiozët politikanë lozin arushë me ne.

“Mafiozë! Ju jemi qepur pas!”
(Kështu ambasadori  amerikan  ka lëshuar kushtrimin)
A nuk ndodh dhe sot,po i njëjti avaz
Dhe  ne, si popull, na trondit besimin.

Akuzë e rëndë! Po emrat ku janë?
Ç’është ky lakim me emra të përgjithshëm?
Ne, si popull,presim të bjerë një “cunam”
Që të  fshijë nga politika,ç’janë të  rrezikshëm.

Jo vetëm fjalë, se fjalët i merr era
Fajtorët para ligjit dhe mos të shpëtojë asnji
Se vetëm kështu do të vijë “pranvera”
Që  të ketë drejtësi në Shqipëri.

 
* Xhesi XHEFRI- ambasador amerikan në Shqipëri
Florida,1 nëntor 2003
Tiranë, 24 shkurt 2018
 
3.Zgjuarësia dhe injoranca

Injoranaca i rri mbi kokë zgjuarësisë
E vë atë nën terror
Zgjuarësia gati plasë prej mërzisë
Sa dhe  frymë merr me zor.

Natyrshëm, zgjuarësia humb durimin
Dhe mbushet me inat
Kur sheh që puna sjell rrënimin
Epror? Një militant.

Një militant që fresk i bën liderit
Lideri vet? NJë pare kallp.
Zgjuarësia tkurret prej tmerrit
Kur ke në krye një veshgjatë.

 
Kjo “panoramë” është krejt gri
(Fund e krye: veç militantë!)
Dhe punët kudo leshë e li
Por ç’pret nga injorantë?

Pasojat i vuan veç ky popull
(Po ku ka nga shqiptarët më bujarë?!)
Të paaftët popullit ia sjellin rrotull
Por zgjohuni, o shqiptarë!

 
   Tiranë, 25 shkurt  2018
 
4.Emigrimi

Nuk di pse fjala “emigrim”
Rimon me fjalën “rrënim”
Nuk flas kot dhe e kam provuar
Kush është në emigrim dhe është i gëzuar?

 
Dhe kush në këtë botë e”shpiku” emigrimin
Nga kushdo ka mbi vete mallkimin
Kombi,pak nga pak,sa vjen e “zvogëlohet”
Dhe peizazhi i bukur i Shqipërisë po rrënohet.

Cilado qeveri shqiptare që nuk “zvogëlon” emigrimin
Nga shqiptarët,brezash, kanë mallkmin.
Se u shkatërruan familjet dhe vdiq tradita
Politikanëve dhe pushtetarëve t’ju bjerë pika.

Tiranë, 28 shkurt   2018

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s