Uh, Profesori!

Për gjithë ish-nxënësit e mi

              (poezi)

Nga Përparim   Hysi

 
Si një pasthirmë apo si një regtimë
Thirrja”Uh,Profesori” vjen më rrëmben
Prekem dhe mbushem me mallëngjim
Aq sa bëhem,i tëri, ujem.

Kishin zbritur nga fshati në qytet
Ish-nxënëse të mia të një shkolle të mesme
Oshtima”Uh, Profesori” sikur erdhi nga qiejt
Dhe tash që shkruaj, jam i pushtuar prej mbrese.

“Uh,Profesori”, bërtitën njëzëri
Dhe, befas, më pushtuan si të isha kala!
Eh, se si u bëra unë, i tëri
Nuk qenka aq e lehtë që të jesh “Pasha?!”

Çlironin që të gjitha mall e gëzim
Gëzim,mall dhe dashuri
Eh, seç hoqi”Pashai” Përparim
Kur zunë dhe e puthën nji e nga nji.

 
Se kurrë nuk ka ndodhur kund në qytet
Që vajza të  rritura me këmbët për yzengji
Të puthin nga malli mësuesin e vet
Që kishin dy vjet pa e parë me sy.

Dhe mbresa më vjen e më rri parasysh
E  freskët dhe e ngrohtë siç qe
Ma besoni lotin që varet sysh
Vulën  e shkakut ia vini:përse?

 
* ka ndodhur mesviteve ’80-të
 
   Tiranë, 6 mars 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s