Filmi i Orges Bakallit “My name is Somebody” korr sukses në festivale

Filmi “My Name is Somebody” me regji dhe skenar nga Orges Bakalli ka fituar çmimin “Best Cinematography” (Kinematografia më e mirë) nga Genre Celebration Festival 2018 dhe ka marrë tre nominime: “Best Screenplay Narrative Short” (Skenari më i mirë për metrazh të shkurtër), “Best Actor” (Aktori më i mirë) për aktorin e njohur Artan Telqiu dhe “Best Actor” (Aktorja më e mirë) për aktoren amerikane Christina Vinsick. Në rolet kryesore lujanë Artan Telqiu, Christina Vinsick dhe Tony Naumovski. Filmi u përzgjodh të shfaqet në Festivalin prestigjioz të Kanës në Maj 2017.

Orges Bakalli ka lindur në Shkodër por ka ardhur në Nju Jork kur ishte vetëm tetë vjec. Ka filluar të bëj filma shumë herët, edhe ka punuar në projekte të ndryshme që janë shfaqur në Kanalin 13, BRIC TV, Kanal 25 NYC Life, MoMA, BAM, Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork, edhe Festivalin e Kanës (Cannes Film Festival).

Orgesi është nominuar për çmimin John F. Outcalt për Outstanding Filmmaking, nominuar për çmimin e Regjisorit me të mirë në Brooklyn College Film Festival, edhe është nominuar për NBR Grant për Outstanding Filmmaking.

Me 21 prill 2018 filmi “My Name is Somebody” do shfaqet në festivalin Blackbird Film Fest në Nju Jork.

Intervista me Regjisorin Orges Bakalli rreth filmit “My Name is Somebody”

Prishtina Press: Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si regjisor filmash?

Orges Bakalli: Unë kam filluar karieren time kur kam qënë në shkolle te mesme me një organizate e quajtur Reel Works. Në Reel Works, kam filluar të punoj për projekte dhe dokumentarë të ndryshëm. 

Prishtina Press: Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?

Orges Bakalli: Kam punuar në shumë filma të cilët janë shfaqur në festivale nëpër botë, dhe kanale të ndryshme televisive. 

Prishtina Press: Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti? 

Orges Bakalli: Projekte im i fundit është My Name is Somebody, një film i shkurt që është shfaqur në Festivalin e Kanës. Filmi tregon historinë e një karakteri që përpiqet të harroj të kaluarën por e kaluara kthehet gjithmonë mbrapa tek ai.

Prishtina Press: Cilat janë personazhet kreyesore në këtë film dhe aktorët që marrin pjesë? 

Orges Bakalli: Personazhi kryesor, Bruno, luajtur nga Artan Telqiu, është i martuar me Linden, luajtur nga Christina Vinsick, Ata jetojnë të lumtur derisa një karakter nga e kaluara e Brunos, Toni Naumovski, shfaqet dhe mundohet të shkaterrojë këtë lumturi. 

17621894_1879097999039588_5286825643424009066_o

Prishtina Press: Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet?  

Orges Bakalli: Aktorët që kam zgjedhur ishin shokë të mi, me të cilët kam punuar më përpara në projeckte të ndryshme. Karakteri kryesor ka punuar për filmin tim të parë, një nga karakteret kryesore është një artist që unë gjithmonë kam dashur të punoj dhe më në fund na u dha mundësia të bashkëpunojmë. 

Prishtina Press: Cilat filma të tjera keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur? 

Orges Bakalli: Filmi im i parë është Made in Amerika, i cili është shfaqur në Festivalin e Filmit Shqiptar në 2013. Filmi më i fundit, My Name is Somebody, është shfaqur në Festivalin e Cannes në 2017. 

Prishtina Press: Cili është filmi apo projekti i rradhës? 

Orges Bakalli: Sapo kam mbaruar së shruari skenarin e një filmi të ri. Është projekti im i parë për një film të gjatë. 

Prishtina Press: Çfarë e bën një film një prodhim të mirë? 

Orges Bakalli: Kur një film është më afër të vërtetës dhe nuk është sipërfaqësor, une ë konsideroj prodhim shumë të mirë. 

download (1)

Prishtina Press: Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në shoqëri?  

Orges Bakalli: Kinemaja është një art që ka shumë fuqi dhe mund të abuzohet shumë thjeshtë si propagandë. Unë besoj që regjizori ka një përgjegjësi të madhe për filmin që realizon. 

Prishtina Press: Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për personazhin që luajnë, si ta përvetësojë rolin?  

Orges Bakalli: Unë përpiqem t’i them aktorë që të mendojnë diqka nga jeta e tyre që i ngjason karakterit që do luajnë.

Prishtina Press: Çfarë talene të tjera keni? 

Orges Bakalli: Pasioni im pas filmit është vizatimi dhe sporti.

Prishtina Press: Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018? 

Orges Bakalli: Për vitin 2018 shpresoj të realizoj skenarin e shkruar nga unë që tregon historinë e dy vëllezërve të ardhur në New York. Faleminderit shumë për intervistën! 

https://www.orgesbakalli.com

https://vimeo.com/user9174779

http://www.imdb.com/name/nm4990101/?ref_=nv_sr_1

https://www.facebook.com/orges.bakalli?hc_ref=ARQ3iGx98gyEbFhUkx-KpyuUczOw3CT0u65aLOVrGterhr5wSEXkPMbXcMSduY05-80&fref=nf

17621789_1879096839039704_8103331977787746968_o

17632052_1879098165706238_6949748191588236369_o (1)

17621967_1879097035706351_8622959482334199988_o

17635402_1879096825706372_2606065010738215704_o

download

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s