Libri “Trajektorja e jetës” tregime dhe skica e Nexhmije Hasani

Sokol Demaku

ILUZIONI I SË VËRTETËS NË LIBRIN ME ESE E TREGIME ”TRAJEKTORJA E JETËS”E NEXHMIJE HASANI

-libri “Trajektorja e jetës”-tregime dhe skica e Nexhmije Hasani, botuar nga Shtëpia botuese “Botimet Barleti” Tiranë 2016, në 96 faqe

Rruga që përshkruan jetën nga fillimi i saj deri në pikën e fundme të jetës me të gjitha ato levizje dhe ndodhi që ate e bejnë të bukur, të ngazllyer por nganjëherë edhe sa të vështirë për ta jetuar na paraqiten në mënyrë të denjë përmes penës së Nexhmije Hasanit në librin e saj të radhës ”Trajektorja e jetës”botuar nga shtëpia botuese ”Barleti” në Tiranë, me tregime e skica nga jeta e përditshme.

Tematika e shtjelluar në novelatë, skickat dhe tregimet e ”Trajektorja e jetës”janë të lidhura apo më mirë të them të mishëruara me jetën e përsonazheve nga treva të ndryshme të cilët kanë kulturë dhe traditë të ndryshme por që kanë edhe shumë gjëra të përbashkëta në jetën dhe menyrën e jetesës dhe të jetuarit, por edhe vuajtjet e jetës.

Letërsia është ajo e cila nuk njeh kufij mes njerëzve sepse vuajtjet dhe të arriturat janë ato të cilat shpërthejnë lehtë në cdo cep të rruzullit tokësor. E në novelat e Nexhmije Hasanit këtë hasim më së miri në përshkrimet që ajo bënë përmes përsonazheve nga vende të ndryshme të botës konkretisht nga vendet e prekura nga lufta në kohën bashkëkohore dhe vendeve të cilatë njerzit atje kërkojnë një përmbysje të gjendjes egzistuese me vite në të mirë të vet populltaës atje. Një përshkrim ideal dhe një khasim i jetës dhe vuajtjes së popullit shqiptar në Kosovë me ate kurd në Irak e Iran. Barbarit e pandalshme te regjimeve te kohës ndaj popullatës së pafajshme dhe qendirmi revolucionar i popullit për një të ardhme me të mirë nesër. Një përshkrim shumë i prefeksionuar i ngjarjeve të cilat kishin tronditur Irakun në kohen e dikatorit Sadam me helmimet masive të popullataes kurde dhe helmimet e shqiptarëve në tokat e tyre në Kosovë e Cameri, histori këto që kanë ngjajshmeri, dhimbje, gjak dhe lotë.Por autorja e novelave është aq optimiste sa që në vargjet e saja shprehet se:” Duhet të dalësh nga ato skuta të errëta që të mundojnë. Largohu nga ajo ëndërr, nga ato kujtime që të vrasin”, pra këtu vjen ai optimizmi se ata popuj do mundin të keqën dhe një ditë do lindë liria për ta. Këtë e gjejmë tek novela ”Iluzioni i së vërtetës”, të autores Nexhmije Hasani.

Filozofija krijuese e saj është aq e përfeskionuar sa që ajo përmes vargut të saj krijon një retrospektiv të jetës përmes novelave të thurura me mjeshtri prej novelistje e që nëpërmes tyre shpreh vuajtjen dhe gezim e jetës së kaluar, atë mentalitetin, kontrastet e jetës dhe njerëzve të kohës me atë shåresen e pathyer se një ditë do bëhet mirë për njeriun. Nga njëhere të duket se kjo merr fyrmezimin nga jeta e përditshme në profilizimin e përsonazheve të novelave të saja. E ma merr mendja se edhe vet titulli i librit të novelave”Trajektorja e jetës” është vet jeta me ato lakimet e saja në hapësirë e që merr lirshëm lirinë e levizjes së lirë sikur trajektorja e jetës së Nexhmije Hasanit. Pra ne fillim thash se tematika është nga treva të ndryshme e kur lexuesi përfundon me lexim shef se kemi gnjarje që janë nga jeta e përditshëm në trojet tona e të cilat paraqitne për mrekulli me gjithë atë ndjenjen prind fëmijë apo më mirë të them nënë djal kur kemi të bëjmë me dashurinë prindërore dhe sakrificën e prindit për fëmiun tek novela ”Lindja e një shpirti nga shpirti”ku nëna sakrifikon veten e saj për të rilind të birin me transplatimin e organit vital zemres për të vazhduar jetën.

Pra ngjarjet e këtij libri janë një udherrefyes përmes narracionit shkallë shkallë duke u pasqyruarë përmes trajektores duke u përkulur e lakuar sipas kohës dhe vendit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s