Mallkimi i shekujve

Gazmend M. Bytyçi, Klubi letrar De Rada, Ferizaj 2017

Fragmente

– Qenka Jova- tha njëri

– Edhe Mika, edhe Jovani, edhe Llalla. Qenka me ta  edhe ajo gruaja, Milica..

– Kush, edhe Mika është aty, a?!

Dhe u pre në fytyrë axha Bardh. Filloi të fliste me vete: “Mika, gjallë qenka, gjallë.” Ishin moshatarë me axhën Bardh. Tërë fshati e dinin se kishin qenë miq për kokë, kishin qenë shokë prej fëmijërisë, e kishin mbrojtur njëri-tjetrin edhe kur ishin rrahur me fëmijët e tjerë. Mika e mbronte dhe rrihej me serbët për Bardhin e Bardhi e bënte të njëjtën për të. Por, tani kohët kishin ndyshuar shumë.

Nga përkthyesi, Guri Bardhi, mësova se Mika mund ta shqiptonte edhe shkronjën dh, që serbët nuk e kishin në alfabetin e tyre, ai e dinte shqipen pothuajse njëjtë, si bashkëbiseduesi i tij shqiptar. Ai po i thoshte se i vinte shumë keq për djalin e tij,, që e kishte të zhdukur dhe nuk ia dinin as varrin dhe se ai kishte qarë për nipin e vrarë të Bardhit, Shpendin, 7 vjeç, si për nipin e tij. Kur po i fliste për nipin, hetova se zoti Mika po qante. Më pastaj i tha se i vinte turp për atë që kish ndodhur, madje i vinte turp edhe nga ajo që ishte, i vinte turp edhe nga djali i tij, që ishte polic.

Me shtatëshen ishin marrë i tërë njerëzimi, edhe hindusët e lashët, edhe kinezët e stërlashtë, qytetërime këto më të lashta se vetë lashtësia, edhe babilonasit e vjetër, edhe fiset e Amerikës Jugore, pa komunikuar asnjëherë me botën tjetër kishin bërë përpjekje ta njihnin më mirë këtë numër, që e shkruanin me shenja të ndryshme. Aq shumë deshën të dinin për të, saqë për ta u bë bë vetë hyjnia, ndaj çdo vit flijonin nga 7 virgjëresha.

Aristoteli i kishte thënë dikur në shpellën e Mezas, tek i ligjëronte për historinë, se Iliria ishte vendi më i ashpër e më i dashur në botë. Nëse ndonjëherë nisesh për luftë, mos u nis pa ta e pa dardanët, ata vdesin e jetojnë me ty. Mjafton fjala e tyre e quajtur besë.

…Këtu në Maqedoni, Persi, Egjipt e shumë vende të tjera, vetëm një person është i lirë. Ai është mbreti, të tjerët janë shërbëtorë, ndërsa në Athinë, një hamall porti, një bari, një opingar, mund të ngrihet në asamble e të shfaqë mendimin e tij. E nëse ai mendim përkrahet nga shumica, edhe bëhet vendim. Kjo mënyrë qeverisje është ndër më të mirat.

Ahmet Zogu e ka pasë një letër të përkthyer nga gjuha fenikase, të cilën e ka shkruar vetë njëri nga gjeneralët e Aleksandrit.

Mbretëria e kishte ftuar për vizitë njeriun e gjuhëtarin me famë botërore, kroato-hebreun Milan Shuflaj. Ai ishte intriguar nga historia e ilirëve. Kishte bërë studime të veçanta për ilirët, për shtrirjen e tyre, zakonet, besimin, profesionet që ushtronin, madje kishte bërë edhe skicën de ku shtriheshin dhe se si kishin funksiuonuar këto fise.

Besa e gurit:

Ty, o Gur, që mban tokën si burrë, ta japim besën se nuk të lëshojmë kurrë!

Mblodhi Bardhyl Selimi, 4 mars 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s