Pse nuk është profesion modelingu në Shqipëri…?!

Nga Endrit Hoxhaj
Të jesh një model apo modele është privilegj kudo në botë, por në Shqipëri modelët nuk merren në bazë të të dhënave a kushtetve që kërkon ky profesion. Ata thirren vetëm sa për mbushur spotet dhe pasarelat që në Shqipëri janë iluzive. I përthithin në bazë shoqërie dhe përfitimi për mos t’i paguar fare ose për t’i paguar në shifra qesharake… Në këtë mënyrë kuptojmë që modelingu nuk funksionon dhe nuk është profesion në Shqipëri. Modelingu në vendin tonë vështrohet si hobby apo diçka zbavitësese, por kurrë si një punë për t’u shpërblyer. Më shumë paguhesh si kamerier sesa si një model/modele që shfaqet në ekran, pasarela apo reklama e spote.
Nuk mund të jesh model në Shqipëri për shumë arsye të cilat po i përmend më poshtë: Momenti i parë është se ata/ato që janë përfshirë në këtë industri pas viteve ‘90 i ka shoqëruar paragjykimi i “shthurrjes”, fakt që  realisht nuk qëndron. Të marrësh pjesë në spote veshjesh të thonë që hera e parë bëhet falas, pasi s’je i afirmuar, hera e dytë mbetet në kufijtë e hobb-it dhe hera e tretë është mashtrim i vetvetes. Këtu, askush nuk prodhon rroba për meshkuj ose dhe ata që i ideojnë, i realizojnë ato për ikona televizive ose efekte marketingu.
Të jesh modele në Shqipëri është e vështirë dhe gjë shumë e rrallë, sepse modele janë bërë sot të gjitha vajzat. Këtu edhe femrat që prodhojnë për femra, marrin modele pjesën e shoqërisë së tyre, ku përfshihen interesa miqësie e marketingu. Në qoftë se sjellim shembull një modele të mirfilltë (që të pakta janë në Shqipëri) ato paguhen pak, aq pak sa s’u dalin për të blerë një parfum dhe buzëkuq brand. Fjalën e kam për modelet e mirëfillta, jo për ato që sfilojnë sa për të bërë  emër dhe e shohin modelingun, si grep për të peshkuar një klient “qeros”. Shkollat dhe kurset e modelingut në Shqipëri të japin diplomë ose certifikatë që s’të hyn në punë kurrë. Ka shumë marketing mediatik për këto “shkolla & kurse” që i vjelin vajzat e djemtë shqiptarë. Së fundmi, vërej se disa modele/modelë po ecin përpara, por jo në Shqipëri. Ata/ato  po ecin para në Amerikë dhe Itali. Kjo falë edhe dy fotografëve shqiptarë me famë botërore Fadil Berishës dhe Endrit Mërtirit.
Nga sa parashtrova, modelingu në Shqipëri mbetet jashtë standardeve, madje 200 vite larg fqinjëve tanë. Modelingu do funksionojë në Shqipërinë tonë kur të vendosen standarde për marrjen në punë të modelëve, standarde për vetë modelet, standarde për pagesën e tyre, standarde për spotet a reklamat dhe mbi të gjitha kur të funksionojë etika në këtë fushë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s