Bashkëbisedim me Agron Shabanin-njohës i hollë dhe tepër i thellë i filozofisë politike

Nga: Nue Oroshi

Politologu dhe publicisti Agron Shabani është njëri ndër kuadrot e rralla dhe të pakta që ka Kosova. Ai me pendën e tij dhe mendjen e ndritur bën analiza politike brilante që rrallë ndonjë mendje mund t’i analizojë, t’iu jep përgjigje fenomeneve momentale në Kosovë dhe në viset etnike shqiptare. Ai lëviz me forcën e argumentit politikë duke bërë një analizë të zhdervjelltë, dhe duke lidhur aspektët kohore politike të së kaluarës , aleancave që kanë eksistuar në të kaluarën dhe ndërlidhjeve të këtyre aleancave në ditën e sotme Agron Shabani më një analizë të thellë politike ka shumë vjetë që është duke treguar apo vijëzuar orjentimin perëndimorë të politikës shqiptare dhe duke e kritikuar politikën e bërjes rrafshë të gjithëve dhe mos prerjes së shiritit njëherë e përgjithmonë se ka do të orjentohet politika shqiptare në të ardhmën.

Ai nuk le pa përmendur dhe analizuar edhe pasojat e së kaluarës që ka lanë ndarja e botës në dy blloqe politike, si dhe shtangia dhe mos reagimimi i politikanëve shqiptarë, gjatë krijimit të aleancave të reja politike,ku njëherë e përgjithmonë shqiptarët me veprimin konkret duhet zgjedhur orjentimin e politikës shqiptare drejtë miqeve tanë amerikanë dhe gjermanë që na kanë përkrahur historikisht gjatë periudhave të shumta historike.

Ai me forcën e një studiuesi politik jep edhe kornizatë e orjentimit të politikës shqiptare duke u marrë edhe me pasojat që e kanë përcjellur këtë politike e sidomos gjatë kësaj periudhe kohore ku çështja shqiptare është në një udhëkryq politikë dhe kërkon që njëherë e përgjithmonë të dalë nga qorrsokaku që e ka kapluar. Për këtë e zhvilluam një bashkëbisedim që korrespondon me dhjetë vjetorin e Pavarsisë së Kosovës. Mendjet e vizionit politikë siç është Agron Shabani nuk i nevoitën sot politikës në Kosovë, se politika e Kosovës dhe përgjithësisht ajo shqiptare është në një tunelë pa drita që ecë pa pasurë asnjë pikëtakim se ku do të ndalet, dhe nuk kanë nevojë për politikbërje akademike por për politikbërje komerciale.

Pyetje: Agron, Kosova gjatë këtyre ditëve me manifestime dhe solemnitete të shumëta shënoi 1O vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë së saj. Cili do ishte komenti ose opinini juaj lidhur me dhjetë (1O) vite të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës?

Agron Shabani: Po, është për t´u përshëndetur ky eveniment i madh juridik dhe politik ne historinë e gjatë të luftërave dhe përpjekjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të cilat kulmuan ose u kurorëzuan dhe sublimuan me shpalljen ose deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike të 17 shkurtit 2OO8, kur deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës e miratuan Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë.

Ndërkohë që shtetin dhe pavarësinë e Kosovës e kanë njohur dhe pranuar shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare  të globit të cilat Kosovës dhe shqiptarëve iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Kjo është për t´u uruar dhe përshëndetur. Sigurisht. Ndonëse, gjithënjë duke menduar këtu në anën”de jure” të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës për dallim të anës “de facto” e cila po vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, pëngesa dhe turbulenca të shumëta paradoksale, dhe anakronike.

Pyetje: Po, mirë atëherë kush janë fitues të vërtetë të pavarësisë së Kosovës? Kosova si shtet apo shqiptarët si “popull” ose “kombi i ri kosovar” si thuhet të “lindur nga lufta”?! Sipas jush pra: çka (çfarë) fituan dhe çka (çfarë) humben shumica absolute e shqiptarëve të Kosovës në këtë histori? 

Agron Shabani: Siç e dini, populli(kombi) dhe shteti që nga Antika e lashtë dhe deri me sot kanë njohur ekskurse dhe diskurse të ndryshme kohabitative dhe dihotomike. Gjegjësisht, ngjarje, procese, fenomene ose zhvillime të ndryshme të cilat jo rrallë e kanë eklipsuar, koliduar, katapultuar, sfiduar dhe determinuar njera tjetrën në kuptimin e asaj se populli (kombi) dhe shteti gjithëmonë i kanë marrur ose huazuar diçka njeri tjetrit në formë ‘dualizmi’, respektivisht, mbushjeje dhe plotësimi nga njeri tjetri-për njeri tjetrin.

Në ketë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz nuk bëjnë përjashtim as Kosova dhe shqiptarët e atjeshëm autokton ose etnikë të cilët në emër të një “shteti politik dhe juridik” u desht të xhveshën ose të heçin dorë nga ‘pema’ e tyre gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Përkatësisht, nga identiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre nacional dhe biogjenetikë. Nga shqiptarë ata u desht të”konvertohen” në kosovarë! Gjegjësisht, në një “popull të ri” artificial ose johistorik! Faktorët, indikatorët dhe idikatorët e ndryshëm determinant dhe parasdigmatik në këtë “histori” janë të shumtë dhe të shumëfishtë të cilët nuk dua t´i ceku kësaj radhe.

Pyetje: Atëherë ?!

Agron Shabani: Të shpresojmë (pa besuar në menyrë të vërbër ose iluzioniste!) se “historia” e mesipërme mbi “shtetin dhe popullin e ri kosovarë” të mos u ngjajë analogjive ose apologjive të njohura mbi “shtetët” dhe “popujt” e dikurëshem “jugosllav”, “sovjetik”, “çeko-sllovak” etj. Dhe, aq me pak etapave ose periudha të mehershme të absolutizmit, kolonializmit, imperializmit etj…Duke menduar këtu në “Europe an the People Without History” ( “Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik”) ose ” Europe and dhe New Colonial Ecquality” (“Evropa dhe baraspesha e re colonialiste”) dhe kështu me radhë. Mos të harrojmë se Kosova dikund para Konferencës së Ambasadorëve të Londrës ( 1913) i kishte me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Dhe, sot…?!

Pyetje: Po, marëdhëniet ose raportet e komunitetit ose minoritetit serb me shqiptarët, gjegjësisht, me shtetin dhe pushtetin kosovarë, si duhet apo si është dashur të rregullohen?

Agron Shabani: Si duket, faktori vendorë dhe ai ndërkombtar në Kosovë, u ngutën ose vrapuan që në start me qasjet e njohura konstruktive dhe pragmatike ndaj minoritetit ose komunitetit serb në Kosovë. Gjegjësisht, me kompromiset ose koncesionet e shumëta politike, administrative, juridike dhe të tjera ndaj palës serbe në Kosovë dhe gjithandej.

Duke menduar (ëndërruar syhapur) se pakica ose minoriteti serb në Kosovë, do i përshëndesin ose përqafojnë platformat ose formulat e njohura parlamentare ose demokratike tëSHBA-së, Kanadasë dhe të tjerëve sipas të cilave: ‘edhe përkunder asaj se anglezët ose britanikët ishin në luftëra ose konflikte të gjata me francezët, amerikanët dhe të tjerët, kjo nuk i pengon aspak banorët ose qytetarët e Kanadasë ose SHBA-së, qofshin ata me origjinë angleze, franceze , gjermane etj., për të jetuar në paqe dhe harmoni të gjithëmbarshme politike, kushtetuese dhe juridike me njeri tjetrin. Mbase, duke i njohur dhe respektuar rregullat dhe ligjet e njohura kushtetuse dhe juridike të SHBA-së, Kanadasë etj. Kjo doli që të ishte një gabim ose iluzion i madh i lidershipit kosovarë dhe faktorëve të njohur botërorë ose ndërkombtar në Kosovën e pasluftës.

Serbët nuk janë dhe nuk mund të bëhen kurrë amerikan ose kanadez si për shëmbull. Nga lëshimet ose koncesionet e mesipërme ndaj shtetit dhe pakicës serbe, me pastaj rrodhën ose u zhvilluar edhe paradokset, anomalitë dhe patologjitë tjera reaksionare dhe anakronike në Veriun e Kosovës dhe Mitrovicës së bashku me idenë infantile dhe fataliste mbi “asociacionin e pavarur të komunave serbe” (“republikën serbe”) në Veriun e Kosovës dhe kështu me radhë. E tërë kjo si duket në saje të frikës latente ose permanente të faktorit shqiptar ose kosovar dhe atij ndërkombtar-ndaj “formulave”, “doktrinave” ose “ekuacioneve” të ndryshme ushtarake dhe politike me shumë të panjohura ose të papritura nga ana e Rusisë si fuqi e njohur nukleare ose atomike dhe aleate tradicionale dhe historike e Serbisë.

Jeta është një “numratore”shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi…Një ekuacion i madh me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. Ndërkohë që serbo-malaziasit dhe ca popuj të tjerë si këta të fundit, një ditë mund të pësojnë fatin e avarëve, hunëve, tatarëve dhe të tjerëve të cilët u zhduken ( u shuan) si popuj, duke i vrarë, zhdukur, masakruar dhe pushtuar popujt dhe vendët tjera.

Pyetje: Cili ishte (është) roli i elitave të ndryshme intelektuale ose politike në këtë histori të gjithëmbarëshme në Kosovën e pasluftës?

Agron Shabani: Siç dihet, kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale dhe politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale ose politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike,. gjeografike, industriale, ekonomike etj.

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‘kapitalizmit të ri’ eurolindorë ose ballkanikë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë” pushtetmbajtës ose politik, ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´iu përshtatur dhe shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.

Në këtë rast,tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bëhët relative-përballë autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë kulturore, pushtetmbajtëse ose politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Se këndejmi, ajo që ose çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, karakterin, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i saj real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen,  vetëdijen ose nënvetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike ose patriotike.

Pyetje: Dhe, cili është roli i medieve të shkruara dhe elektronike në këtë histori?

Agron Shabani: Ndonëse, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese. Edhe në mjetët i informacionit publik ose komunikimit masivë si ‘fuqi e katërt’, respektivisht, si ‘refer global ose universal’ dhe një ‘industri e fuqishme’ kulturore  dhe informative, gjithashtu.

Kjo në radhë të parë për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar ose ambivalent është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, shkencor, kulturorë ose akademikë permes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik,reduktohet në favor të masës ose sasisë përthithëse ose konsumuese. Njerëzit ose qytetarët shndërrohen në ‘vegla pune’, gjegjësisht, ne ‘mekanizma’ ose ‘instrumente’ mekanike, elektorale, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.

Pyetje: Me fjalë të tjera, kjo donë të thotë se…?

Agron Shabani: Kjo do thotë se përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, moralit, disiplinës, shkencës ose humanizmit të njohur shkencorë ose qytetar në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik: Edhe shtresat ose elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera, respektivisht, kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Ndërkohë që përmes kategorive të larta shoqërore, qytetare ose politike, idetë dhe teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin konceptin dhe modelin paradigmatikë të dialektikës politike.

Duke e bërë ravijezimin, konturimin, eksplorimin, konvencionalizimin ose unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globale ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, pritjeve, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektiviteti) për të gjetur lidhjen midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë “opus magnus” ose “generalintellect”.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e intelektualit të lartë kulturorë ose politik. Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartënjerëzore ose qytetare. Ndërkaq, vet arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare.

Pyetje: Ndaj, cila sipas jush është formula konkrete ose adekuate e kësaj ‘biocenoze’ ose e këtij ‘rrethi vicioz’?

Agron Shabani: Në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset ndërmjetësuese ose neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë raporti ose marrëdhënieje me praxis-in, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë politike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose burokratike.

Ndonëse, midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura shtetrore, nacionale , instititucionale, funksionale ose politike, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale së bashku me arritjet dhe përparimet e gjithëmbarëshme të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, duke ngritur, stisur, sajuar, rimuar, valaorizuar, glorifikuar dhe afirmuar çdo gjë që është njerëzore, gjegjësisht, në të mirën e gjithëmbarëshme të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë përbashkët dhe dogma ose parulla të tjera demagogjike dhe hipokrite! E tërë kjo nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo:inkarnatiovo-ataraksioniste) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) të strukturave të dobëta, të korruptuara, kontrabanduara dhe të kompromituara në menyrë shtetrore, nacionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike, materiale, sociale, ekonomike etj. Kjo, nën parullat ose sloganet e ndryshme të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, politike etj. Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse, si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës) të personit ose individit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politikë. Në këtë prizëm, për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseudo’ , ‘quazi’ ose kontrakulturorë dhe antipolitikë (lëxo: atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit, kulturës, politikës dhe diplomacisë), qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “venë dorën në brez ose në revole” sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin ose mbiemrin e një shkenctari, pedagogu, krijuesi, kulturologu ose intelektuali kulminant, eminent ose prominent: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e ‘vërtetë’ ose “lavdi e madhe” e liderëve-shtet dhe shtetit-parti. Mbase, edhe atëherë kur faljet e tokës ose teritorëve të ndryshme sovrane dhe tepër legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me koncesionet tjera ndaj Serbisë ose Malit të Zi si për shëmbull, nga ana e “eminencës gri” ose “par-exelencave” të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në vendin tonë, në sytë e “elektoratit” ose popullit të manipuluar dhe duarthatë (duarbosh)-paraqiten ose prezantohen si të arritura dhe rezultate të larta të shtetit, pushtetit ose qeverisë kosovare!

Në këtë kontekst, misioni ose detyra kryesore e një intelektuali dhe kritiku të lartë shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi ose sundimi i përdhunshëm, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politikë i personit ose individit, të fesë ose religjionit nga shteti etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar të kulturës në funksion të palës kundërshtare “antropologjike” ose “antropolitike”. Ndërkohë që impulset progresiviste të së dytës, duhet t’u kundërvihen implikimeve konservatore të së parës.

Pyetje: Në të kundërten?

Agron Shabani: Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut  me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale ose manuale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdollojë racionalizmi. Në kohabitacionin ose dihotominë e preferuar në mes “industrisë kulturore” dhe “kulturës globale” ose “masive” ku përthithja dhe reduktimi i kulturës ose mono-dimensionalitetii i saj, shihen si rrjedhojë e një administrimi të egër dhe negativë nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të përditshme (përgjithshme) të shtetit dhe shoqërisë së relativizuar, instrumentalizuar, fosilizuar, klanizuar, tribalizuar, manipuluar, përthithur dhe konsumuar politikisht si dhe në çdo formë tjetër të mundshme. Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komercionalizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror dhe nacional, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. Sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, “zgjidhen”, emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj. Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politikë me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë “modelin” ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Serbisë dhe Kosovës, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me “reliktët”, kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij. Në ketë vorbullë,zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në Kosovë, Serbi dhe gjithandej. Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute! Dhe, aq me pak  për “apostuj” ose “lider të pazëvendësueshëm” dhe “historik” ! Jo. Por, bota ka nevojë për pyetje dhe të vërteta relative.

Pyetje: Për fund i nderuar Agron?

Agron Shabani: Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. “Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste.Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. (Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!) Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.
Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe  të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: aleancat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura “pentarkiste” ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe “aleancës antiamerikane” mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në “Veriun e pasur” dhe në”Jugun e varfër ose të pazhvilluar”, nuk kanë pushuar kurrë. Edhe sot e kësaj dite rusët dhe të tjerët, vazhdojnë të shohin “ëndërra të kuqe revolucionare”, cariste ose “kontrarevolucionare” mbi ndarjen, përçarjen ose copëtim e SHBA-së. Respektivisht, Supërfuqisë së vetme dhe kryesore të globit. Kjo sidomos pas shpërbërjes ose shkatërrmit të përgjithëshem dhe përfundimtar të ish ‘perandorisë së kuqe’ ruso-sovjetike apo ‘mbretërisë së të keqës”, siç do e quante dikur Presidenti Regan ish Bashkimin Sovjetik dhe “Traktatin e Varshavës”.
U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s