DOli ne shtyp libri i ri “Atelie e Shpirtit” i shkrimtarit Luan Kalana

Pas publikimit të novelës “ Çapkënia” për lexuesit, shkrimtari, publicisti, prof. Luan Kalana, sekretar i Lidhjes të Artistëve dhe Shkrimtareve në Cleawater, Florida USA, sjell për lexuesit , veprën më të re letrare “Atelie e Shpirtit”-jetëshkrime”. 
Këto ditë doli në qarkullim libri i katërt i shkrimtarit Luan Kalana “Atelie e shpirtit”, një dëshmi e re e krijmtarise letrare artistike. Vendin kryesor këtë herë e zënë krijimet në vargje të organizuara në disa cikle.

Libri i ri është një përzgjedhje letrare nga krijimtaria e mirëfilltë e Luanit, një “miks” letrar, në prozë-ese, skica, tregime, novela dhe në poezi-balada e poema. Kjo përzgjedhje është realizuar nga redaktori profesionist, poeti, shkrimtari i shquar, Kosta Nake. Libri ka 369 faqe dhe autori ka realizuar një plan shpërndarje të këtij librit në Shqipëri, Trojet shqiptare, në Diasporë dhe në SHBA, ku banon familjarisht.

Poezitë e Kalanës janë të një lloji të veçantë, ato janë qasje deklarative të mbështjella me vello enumeracioni që degëzohen duke krijuar një imazh artistik të një peme poetike. Duke lexuar fund e krye këto poezi, mund të arrish në përfundimin se ato përftojnë një stil të veçantë përjetimi dhe sendërzimi.

Pjesa e dytë përbëhet nga shkrime publicistike. Si mësues në profesion dhe si veprimtar shoqëror me një shpërfaqje të re mes emigrantëve të Amerikës, ai nuk del jashtë natyrës së formimit të vet, prandaj tingëllojnë të natyrshme dhe aspak të sforcuara deklarime të forta patriotike.

Pjesa e tretë ka rrëfime interesante që sillen rreth qerthullit familjar, duke hapur kështu një tjetër seksion në magazine vigane të kujtimeve, me një inventar të imët ngjarjesh dhe njerëzish që autori i ka njohur drejtpërdrejt në jetë.

Mbi të gjitha, Kalana guxon të bëjë selfie, një vendim i guximshëm që nuk mund ta ndërmarrë kushdo duke shembur murin midis krijuesit me dhunti artistike dhe rrëfyesit të zakonshëm.

Kosta Nake -redaktori i librit
Korce ,prill 2018..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s