Filluan në Nju Jork, përgaditjet për Paradën shqiptare

Nga Beqir SINA – New York
NEW YORK : Vazhdojnë përgatitjet të Paradës së qershorit, që për herë të parë do t’i kushtohet i gjitha Kosovës, 10 Vjëtorit të Pavarësisë së saj, dhe atyre që formuan dhe u bën pjesë e Batalionit Atlantiku, në Amerikë, të cilët 19 vjet më parë shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, duke u bërë  pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së.

Kështu të paktë është vendosur  nga Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në bashkëpunim me shoqatat e tjera të komunitetit, për të ndëruar këta luftëtar që mund të kishin jetuar fare mirë jetën me mundësitë e mëdha që u ofronte Amerika, porse ata 19 vjet më parë iu përgjigjën thirrjes së atdheut të tyre Kosovës, dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithshka, duke qenë  sot krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe e mbarë kombit shqiptar.
Lidhur me zhvillimin e Paradës, pjesmarrjes në të, dhe ceremonisë që do të zhvillohet me këtë rast, Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në bashkëpunim me shoqatat që ia janë bashkëngjitur kësaj Parade, dhe veprimtar të komunitetit, liderit e saj, janë duke diskutuar dhe bërë përgatijtet që kjo paradë të jetë jo vetëm madhështore, por edhe sa më shumë dinjitoze dhe profesonale .
Drejtuesit e kësaj parade, anëtarët e grupit organizator të ngritur me këtë rast nën drejtimin e nën/kryetarit të organizatës “Rrënjët Shqiptare” Nick Beqi, zhvilluan një takim përgadititor për të diskutuar modelatitet e kësaj parade, në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, ku ata janë përshëndetur ngrohtësisht nga Ambasadorja Teuta Sahatqija, dhe diplomati Fatmir Zajmi të cilët i dhanë me këtë rast një mbështetje të fuqishme kësaj parade dhe inkurajuan organizatorët për mbajtjen e saj.
30704590_175872106467741_1539985915827453952_n
Interesimit dhe sugjerimeve të secilit nga diskutatët që u përfshinë mbrëmë nëpërmjet një video konferencë, për përgaditjet që po bëhen u folë edhe me Kryetarin e Organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi, i cili momnetalisht ndodhet me shërbim në ushtrinë amerikane – marinsat në Karolinën e Veriut.
Ish luftëtarët të Batalionit Atlantiku, që shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, dhe që u bënë  pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, veteranë të luftës ose përfaqësues të tyre, u tha se e kan konfirmuar se do të marrin pjesë në Paradën e 9 qershorit, me një kuadrat të tyre, e cila ” do të tregojë respektin për veteranët, martirët dhe civilët që mbështetën luftën çlirimtare për Kosovën e lirë e të pavarur”.
Me këtë rast organizatori i kësaj parade do të nderojë me një “Mirënjohje” të veçantë në emër të shqiptarve të Amerikës, veteranët e luftës dhe përfaqësuesit e tyre, ndërsa Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, është zgjedhur për këtë edicion të jetë “Grand Marshall” i kësaj parade.
“Kjo do të jetë paradë e parë e organizuar në Amerikë, për të shënuar jubileun e Çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës,” tha Sahtaqija, duke thënë se ishte shumë krenare së bashku me stafin e saj diplomatik.
Në Paradën e qershorit si edhe në të kaluarën me kuadratet e tyre do të marrin pjesë edhe disa shoqata të cilat janë edhe pjesë organizative e kësaj parade, si Shoqata Atdhetare Dibra, Ana e Malit, “Kraja”, “Gegë e Toskë”, Plava e Gucia, Revista Votra, Grupi Rozafati, e tjer, së bashku grupet folklorike të vallëtarve, të rinjëve e të rejave me simbolet tona kombëtare, dhe kuadrati i motorciklistave shqiptar “Son of Illirians – Djemtë e Ilirisë” të cilët  do të parakalojnë në Paradën e 9 Qershorit” , theksoi Nën Kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Nick Beqi.
Pyetjes lidhur me pjesmarrjen e grupeve nga shtetet për rreth ose ata që kan mundësi me ardhë në Nju Jork, në këtë paradë, Beqi iu përgjigj të pranishëmve se ” Ne kemi ftuar të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitetit shqiptar për të marrë pjesë në Paradë.
“Shpresojmë se si në të kaluarën do të përfaqësohen gjatë paradës edhe shoqata dhe organizarta të tjera që kur ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre do të parakalojnë në Paradë, duke qenë pjesë e paradës dhe më gjerë. Ftesa për pjesmarrje u është bërë të gjithëve”, tha ai.
Beqi, bëri të ditur gjithashtu se në Paradë do të jetë  pranishëm, me veturën e tij antike “Cadillac” edhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane Xhozef DioGuardi, dhe Shirli Koljes, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm me lobin shqiptar në Uashington, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Përfshirja e tyre në këtë paradë, tha ai është një shenjë nderimi dhe respekti për rolin e tyre historik, në lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ndihmën e madhe që kan dhënë ata për çështjen shqiptare, demokracinë në Shqipëri, lirinë dhe të drejtat e shqiptarve në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe çamërisë”, tha Beqi, i cili momentalisht po drejton organizatën “Rrënjët Shqiptare” .
Në prag të Paradës së  9 Qershorit në Nju Jork ata thanë se do të zhvillohen një sërë takimesh përgaditore, përfshirë edhe gjetjen e sa më shumë sponsorizuesve.
Por këtë vit ata thanë se është duke punuar shumë që të eleminojë sadopak të metat e paradave të kaluara, sidomos po i koshtohet rëndësi e madhe disiplinës së paradës, për të qenë sa më e organizuar dhe sa më dinjitoze.
Logo e paradës dhe posterat me detajet nuk janë publikuar, ende, por në ditët në vazhdim ndoshta nga fundi i muajit tjetër do të publikohët . Logoja e re do të promovohet me rastin e veprimtarive të organizuara nga drejtuesit e kësaj parade, muajin e ardhshëm.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s