Fiset Berisha dhe Sopi janë të një gjaku

Nga Flor Veseli

Gjeografi

Fisi Berisha është një fis me shtrirje gjeografike në Shqipëri veriore, Kosovë, si dhe Maqedoni veriore. Berisha llogaritet si fisi më i vjetër i Shqipërisë veriore. Sipas traditës gojore, gjenealogjia e fisit shkon deri ne shekullin e 14 në zonën e Pukës.

Fisi Sopi ka një shtrirje në shumë vise të Kosovës dhe Sërbi jugore. Ky fis ka edhe një prani të vogël në veri të Maqedonisë. Origjina e këtij fisi rrjedh nga zona gjeografike e fisit Morinë në verilindje të Shqipërisë, që korrespondon kryesisht me rajonin etnografik të Hasit ku gjindet edhe sot.

Gjenetikë

BerishaSopiTMRCA-235x300Sipas testimit gjenetik të Y-DNA apo linjës atërore nga Projekti Shqiptar i ADN, “Albanian Bloodlines”, shumica e madhe (6 nga 8) e anëtarëve të fisit Berisha i takojnë haplogrupit Paleo-Ballkanik E1b-V13. Shumica e madhe (6 nga 7) e anëtarëve të fisit Sopi gjithashu i takojnë haplogrupit E1b-V13. Mirëpo, vetëm me këtë informatë nuk mund me ditur sa afër dy persona që janë E1b-V13 mund të jenë, sepse mutacioni “V13” është rreth 5000 vjet i vjetër. Andaj, duke analizuar Y-DNA STR markerat e anëtarëve të këtyre fiseve, shihet se të gjithë janë në një afërsi gjenealogjike. Sipas kalkulatorit paraardhësi i fundit i tyre ka jetuar para 600-1050 viteve.

Profili modal i Y-DNA37 markerave të tyre është kështu: 13 24 14 10 17-17 11 12 11 13 11 31 15 9-9 11 11 27 14 20 30 14-17-17-17-17-18 9 11 19-21 16 12 17 19 30-33 11 10.   Ky profil i Y-STR deri tash është karakteristik për anëtarët e fiseve Berisha dhe Sopi, dhe nuk është vërejtur në fise tjera.  Një anëtar i tyre me këtë profil të STR ka bërë testin me rezolucion më të lartë të SNPs (BigY nga FamilyTreeDNA), dhe si rezultat pozicioni filogjenetik nën E-V13 i këtij grupi është kështu: E1b-V13>CTS5856>Z5018>S2979>FGC33621>FGC33625, ose thjeshtë E-FGC33625. Mutacionin e fundit, pra E-FGC33625, e ndajnë para rreth 2700 viteve me një person nga Italia.

Shtesë

Sa i përket fisit Sopi, ka tradita gojore që e lidh me Morinën si dhe me Thaçin, gjë që nuk qëndron sipas rezultateve të deritanishme. Në anën tjetër nuk jemi në dijeni për ndonjë traditë gojore që e lidh me Berishën, siç kemi zbuluar në menyrë shkencore në Projektin Shqiptar të ADN “Albanian Bloodlines”. Vlen të përmendet që fisi Berisha nuk ka lidhje gjaku me Berishën e Kuqe, apo Kuqi i Malit te Zi, që janë të konfirmuar nën E1b-V13>>Z16661. Pra, edhe pse te dy palët i takojnë haplogrupit E-V13, shihet se janë në nën-dega apo subklada të ndryshme. Më specifikisht ndahen nga paraardhësi i fundit para rreth 4000 viteve.

Së fundi, ka disa anëtarë te këtyre fiseve që nuk u takojnë haplogrupeve perkatëse të lartpërmedura. Natyrisht, nuk do të thotë që s’mund ta kenë origjinën nga territoret apo bajraqet historike të ketyre fiseve.

*Pjesë e projekit “Albanian Bloodlines”, për të marrë pjesë në këtë projekt vizito projektin për testin e ADN-së.  

Burimi: http://www.gjenetika.com/fiset-berisha-dhe-sopi-jane-te-nje-gjaku/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s