Flamuri

Shkruan: Bexhet Asani

Në vend të urimit

Tri – katër ditë para vitit jubilar të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë poshtëruese u hoq nga shtiza flamuri i Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Shotë e Azem Galicës e mijëra të vrarëve e të burgosurve këto njëqind vitet e fundit. A kishte nevojë të tërhiqej e grisej FLAMURI (nga ai njeri që s’ ishte njeri) sikur një qen që e shqyen, e gris dhe e shkel dhe e baltos një copë leckë kur e gjen në rrugë…!? Disa shkruajnë se ky që e tërhiqte flamurin na qenka”serb”..! Jo. Nuk e besoj që ai të jetë serb. Ai është një gjakprishur shqiptar, i cili mendon dhe vepron si politika shoviniste e Milosheviqit në fund të shekullit njëzetë. Serbët mund t’ i fajësonit gjer më 1999 – ën por jo sot.

Sot fajin e kanë renegatët shqiptarë kudo që gjenden ata! Analistë – banalistë kosovarë post grisjes së flamurit me shqiponjën dykrenare deklaronin në një Tv se “ shkalla më e lartë e nacionalizmit shqiptar arriti kulmin me shpalljen e shtetit të Kosovës!” Bile flitet se pikërisht soji e sorollopi i këtyre banalistëve na qenkan “këshilltarë” në Qeverinë e Republikës së Kosovës..! Këta tipa njerëzish nuk mund të jenë këshilltarë, këta mund të jenë vetëm turpi i Qeverisë në veçanti dhe turpi i Kosovës dhe shqiptarisë në përgjithësi..!

Ky mendim i tyre është një maskë, për të fshehur qëllimet e tyre djallëzore. Kjo teori nuk është e tyre, atë e shpikën qarqet shoviniste në Beligrad, këta “analistë” – banalistë e “këshilltarë të Qeverisë” nuk janë asgjë tjetër pos tellallë të Serbisë..! Nëse shteti dhe qeveria e Republikës së Kosovës kanë mbetur me të tillë këshillëtarë që hanë bukën e Kosovës dhe bëjnë duanë e Serbisë, Kosovën e ka marrë lumi..! Agatodemoni i shqiptarëve Amerika ishalla nuk do të lejojë realizimin e ëndrrave të këtyre analistëve – banalistëve!

Flamuri kuqezi nuk hiqet lehtë nga vetëdija e shqiptarit kosovar. Flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitej në tërë Kosovën bashkë me flamurin e ish Jugosllavisë dhe serbëve nuk u pengoi. Shtrohet pyetja pse t’ u pengojë disa shqiptarëve!? Me flamurin kuqezi shqiptari kosovar merrte nusen, me atë vlamur varrosej, me atë flamur ishte në ballë të demonstratave..! Sot flamuri i Skënderbeut i larë me gjakun e shqiptarëve kosovarë nuk mund të rri bashkë me flamurin e kaltër të imponuar shtetëror…!? Në shenjë revolte të rinjtë e Gjilanit djegin flamurin shtetëror!

Kujt i shërbejnë këto mosmarrëveshje, kujt i shërbejnë këto grindje të cilat mund të eskalojnë deri në vëllavrasje, në mulli të kujt e çojnë ujin..!? Apo e tëra kjo ashërneshër bëhet për të mbuluar vjedhjet, për të tërhequr vërejtjen e opinionit, e për të mbuluar fukarallëkun e shqiptarit kosovar i cili nga kjo gjendje është i detyruar të braktis atdheun e tij Kosovën..!? Populli shqiptar i Kosovës natyrshëm do të vendosë në të ardhmen a të përdoret flamuri kuqezi apo jo..!

Nuk mund të vendosin analistët – banalistët të cilët trumbetojnë kombin e shpifur kosovar…! Shqiptarët janë popull shumë i vogël që në çdo zonë apo qytet të shpallin komb lab, çam, toskë, mirditor, shkodran, arbëresh etj. Ju banalistë vini dorën në kokat tuaja boshe sepse siç jemi një popull i vogël, neve, popullin shqiptar të parin do ta gllabërojë globalizimi. Gllabërimi ka filluar, e shihni ju këtë..!? Duke mohuar flamurin kuqezi, ti ke mohuar idealet e Sulejman Vokshit e Abdyl Frashërit për shqiptari. Megjithatë nuk mund të rri dot pa uruar: Ma gëzofsh lirinë të ëndërruar në shekuj jetimë, populli shqiptar i Kosovës..! Më 15 shkurt 2015 Shkruan: Bexhet Asani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s