Imzon Nikollë Kaçorri figura emblematike e Pavarësisë së Shqipërisë

Nue Oroshi

Figura atdhetare e Imzot Nikollë Kaçorrit është  ajo figurë e cila portretizon Flamurin e kombit shqiptarë. Pra është figurë e cila me veprimtarinë e vetë atdhetare,kulturore dhe trimërore ka bërë që ngjarjet historike të themelimitë të shtetit shqiptarë mos të rrëshqasin në greminën e pafund por të shpëtohet një copë Shqipëri edhe pse shumë e vogël dhe e cunguar.

Dom Nikollë Kaçorri me shërbimin që ja bëri kombit shqiptarë ai mbeti ideologu kryesorë i formimit të shtetit shqiptarë.Figura e tij ka hyrë thellë në historinë tonë shqiptare dhe depërtuar thellë në popullin e shumë vuajtur  shqiptarë.Fatkeqësisht për dekada të tëra Imzot Nikollë Kaçorrit nuk ju dha vendi i merituar në historinë tonë shqiptare. Njëri ndër studiuesit kryesorë që është marrë me ndriçiminë e Dom Nikollë Kaçorrit  pa dyshim se është studiuesi prof.dr.Hajredin Isufi me veprën enciklopedike ’’Feja dhe Flamuri: Dom Nikollë Kaçorri’’.

Për këtë libër studiuesi Isufi ka punuar shumë vjet me radhë por që ka nxjerrë në dritë shumë të dhëna thelbësore të jetës dhe veprimtarisë atdhetare. Kontribut të çmuar ka dhënë edhe studiuesi nga Lura , Sali Ajazi me veprën :’’Nikollë Kaçorri nënkryetar i Qeverisë së Vlorës 1912’’, ndërkohë që së voni edhe studiuesit Angjelin Shtjefni dhe Nikollë Loka kanë botuar një vepër të vlefshmë :’’Imzot Nikollë Kaçorri burrshtetas shqiptarë në Altarin e atdhuet’’ ndërkohë që në prag të njëqind vjetorit të pavarsisë TV i Prizrenit ka përgatitur dhe shfaqur filmin: ’’Dom Nikollë Kaçorri -Flamurtar i Pavarsisë’’ me autor Enver Sulaj.

Ky film ekskluzivisht i bazar në dëshmitë dhe studimet e shumë studiuesve që kanë dhenë në prizmin e tyre kontributin kombëtarë për Imzot Nikollë Kaçorrin.Kjo është e tëra edhe më ndonjë aktivitet tjetër që është bërë për këtë figurë të madhe të kombitë shqiptarë i cili bashkoi shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje i cili më, 29 maj 1917 vdiq me amanetin, për t’iu kthyer eshtrat në Shqipërinë e tij të dashur. Amanet të cilin pas plotë nëntëdhjetë e katër vjetësh ia plotëson prifti atdhetarë Dom Pren Kola i cili së bashku me përkrahësit e tij pasë një punë shumë të madhe bëri që eshtrat e këtij korifeu të kombit shqiptarë të sillen në vendlindje dhe të rivarrosën në Kishën ’’Shën Luçia’’ në Durrës aty ku shërbeu me mbi dy dekada.

Kisha nderin që të kryesoja delegacionin nga Kosova që ishim të vetmit në këtë rivarrim historik së bashku me miqtë e mijë: Mifail Bytyqi Drejtor i TV Prizrenit dhe Enver Sulaj autor i filmit të mëvonshëm më të kompletuar deri më tash me fakte historike :“Dom Nikollë Kaçorri -Flamurtar i Pavarsisë”. Por gjithmonë në mendje më sillëj se duhet bërë diç  me shumë për këtë figurë qëndrore të Pavarsisë së Shqipërisë. Ideja filloj të konkretizohet kur gjatë një komunikimi më një studiues shumë serioz Dr.Kastriot Marku ai në mesin e shumë gjerave më propozon që duhet ta mbajmë një sesion të madhë shkencor me rastin e njëqind vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Nikollë Kaçorrit. Idenë e pranova me shumë kënaqësi dhe pasi që e shtruam në kryesinë e Shoqatës:’’ Trojet e Arbrit’’ u fut në kuadër të planit të punës për vitin 2017.

Ky sesion shkencor i pari i llojit të tij që flitët për veprën atdhetarë të imzot Nikollë Kaçorrit e mbajtëm me plotë sukses në Durrësin bregdetarë një qytet shumë i bukur dhe me një histori të madhe. Aty njëzet studiues të zgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora atdhetare paraqitën studimet e tyre të vyera. Për këtë organizim madhështor shfrytzoj rastin të falëndëroj disa miq studiues që dhanë kontribut shumë të çmuar. Në mesin e të cilëve ishte studiuesi Fatmir Minguli, i cili dha një kontribut shumë të çmuar në çështje organizative, më pasë në këtë eveniment shkencorë mori pjesë prifti atdhetar Don Anton Kçira i cili kishte ardhur nga Amerika e largët dhe nuk e la të papërfaqësuar kishën katolike shqiptare në këtë eveniment shkencor ku edhe  mbajti  një fjalë rasti.

Ndërkohë që këtë eveniment e hapi me nje fjalë pasardhësi i atdhetarit Mustafa Krujës , publicisti dhe studiuesi Eugjen Merlika që nga Italia kishte ardhur vetëm për këtë sesion shkencor. Me pjesmarrje na nderuan edhe familjarët e Imzot Nikollë Kaçorrit të kryesuar nga Franë Kaçorri  si dhe studiuesi e përkrahësi i këtij projekti tash e trembëdhjetë vjet Tom Mrijaj, që kishte ardhur nga Amerika e largët për t’i dhënë forcë dhe mendje këtij evenimenti shkencor të parit të këtij lloji pas njëqind vjetësh për Imzot Nikollë Kaçorrin ku e mbajti edhe fjalen e mbylljës.

Si fryt i këtij sesioni shkencor tash po ju japim lexuesve librin e katërt për Imzot Nikollë Kaçorrin dhe të parin libër që vjen si fryt i një konference shkencore të mbajtur më, 3 Qershor 2017 në Durrës pikërisht në kohën kur Imzot Nikollë Kaçorri mbushte njeqind vjet që kishte shkuar në amshim duke kaluar një jetë të shkurtër por të vrullshme. Pra  një jetë që ja fali dyzimit tashë të njohur kombëtar: Komb,fe,besë e burrni.Dom Nikollë Kaçorri ishte i kombit,i fesë,i besës dhe i burrnisë dhe të gjitha këto cilësi e renditën në mesin e figurave më të shquara të kombit shqiptarë në figurën flamurtar të pavarsisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s