“Katedralja e Parisit” nga Persona me Aftësi të Kufizuar

Nga Izaora Çollaku/ Operatore teatrale, MEDPAK

Në ditën simbol të fëmijëve, në 1 QERSHOR, grupi teatral i fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar, shoqëruar nga bashkëmoshatarët e tyre shfaqën në skenën e Pallatit të Kulturës “Ferdinand Deda” Peqin, shfaqjen “Katedralja e Parisit”. 

Me anë të kësaj shfaqje ata përcollën mesazhin e gjithëpërfshirjes, pranimit, dashurisë pa kushte dhe ngritën zërin e tyre përmes artit: Të gjithë jemi të ndryshëm në nevoja, por të barabartë në të drejta.

Ishte surprizë e bukur dhe emocion i rrallë, performanca e shkëlqyer e tyre në skenë, ku ata treguan dhuntinë që posedojnë jo vetëm në aktrim, por edhe në muzikë, recitim, vallëzim, pikturë, humur duke krijuar një atmosferë magjike e të paharrueshme për spektatorin dhe duke na treguar të gjithëve ss aftësia e tyre e mposht aftësinë e kufizuar.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Pa Pengesa – Modele të Përfshirjes Sociale, bashkëpunim partneriteti midis Bashkisë Peqin, Komuna e Barit, Ministria e Integrimit Europian dhe MEDPAK, financuar nga IADSA.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s