Aktori Sokol Pepkolaj në rolin e Luciferit në Bollivudin Indian

Përgaditur nga Alina Selimi

Sokol Pepkolaj është aktor, skenarist dhe regjisor, lindur në Tropojë me prindër me origjine shqipëtare. Babai i tij, Martin Pepkolaj, ishte oficer ushtrie dhe nëna e tij, File Pepkolaj, ishte mësuese. Fëmija i fundit nga shtatë fëmijët në të cilën janë katër femra dhe tre meshkuj të rritur me disiplinë të lartë edukimi. Me një fizik në formë të shkëlqyer, ka praktikuar shumë lloje sportesh mes të cilave, basketboll, notim, ski dhe karate duke patur rezultate të shkëlqyera.

Në moshën 20 vjeçare fiton si kampion rajonal për mundje krahu dhe pas tetë vitesh merr rripin e zi. Disa nga pasionet e tij janë: sporti, muzika dhe kinemaja. Me kalimin e kohës ëndrra e tij fëmijërore për kinemanë bëhet objektiv i parë i jetës së tij.

Intervista me Sokol Pepkolaj për Prishtina Press  

Prishtina Press: Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Sokol Pepkolaj: Atëherë, jamë një tip i vendosur dhe besoj shumë në vetveten. Njerëzit më pyesin pse ke ndjek ketë fushë, është shumë e vështirë. Pikërisht për këtë e dua edhe më shumë, përveç pasionit nga fëmijëria. Çdo gjë arrihet kur e dëshiron me të vërtetë. 

Prishtina Press: Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?  

Sokol Pepkolaj: Jam në një projekt indian me titull “Glorious Dead”. Bëhet fjalë për një film dramatik bazuar në histori të vërtetë i drejtuar nga regjizori Sudeep Ranjan Sarkar, producentja Rita Jhawar dhe drejtori fotografie Sanchayan Chakraborty.

Prishtina Press: Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në këtë film?

Sokol Pepkolaj: Përveç historisë të këtij personazhi më pëlqen misteri i tij dhe super fuqia që ka, sepse edhe në jetë normalë dëshirojmë të jemi mbinatyror nga një herë.

Prishtina Press: Si lidheni ju me ketë personazh?

Sokol Pepkolaj: Lidhja ime me këtë personazh ishtë shumë e shtrenjtë nga që më karakterizontë misterioz dhe rebel.

Prishtina Press: Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Sokol Pepkolaj: Atëherë, produksioni faktikisht po sjell shumë të reja. Historinë e Luciferit e njohim të gjith. Dhe të jesh protagonisti i kësaj historie hap shumë dyer bashkpunimi në projekte të tjera në të ardhuren.

IMG_2144-21-06-18-12-50

Prishtina Press: Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Sokol Pepkolaj: Njihemi me vite por nuk kemi pasur bashkpunim deri tani. Ai më kishte premtuar para tre vjetesh një rol dhe para dy muajsh më kontaktoi dhe më tha që erdhi dita të takohemi dhe të punojmë bashkë. U befasova shumë dhe ishtë shumë kënaqësi këshu që pranova dhe rolin. Lidhja gjatë xhirimit ishtë fantastikë si një grup familjar. Regjizori ishtë i qetë dhe i lumtur që punonte më mua. Gjithashtu dhe unë dhe puna vazhdonte në mrekulli.

Prishtina Press: Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film/shfaqe?

Sokol Pepkolaj: Sjelljet e personazhit me fuqi mbinatyrorë.

Prishtina Press: Përveç vetes, cilët aktorë/e pjesë e produksionit shkëlqejnë në këtë film?

Sokol Pepkolaj: Në këtë film jan aktoret indian: Sudeep Ranjan Sarkar dhe Parijat Chakraborty, Russja: Aline Castilia dhe Gjermania: Gisela Berk.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Sokol Pepkolaj: Venuto al Mondo me Penelope Cruz.

Prishtina Press: Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Sokol Pepkolaj: Ultimo Respiro, Piccoli Errori di Valutazione, SH.A.D, Glorious Dead dhe The One.

Prishtina Press: Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë? 

Sokol Pepkolaj: Mua më pëlqejnë filmat aksion, historik dhe dramë.

Prishtina Press: Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Sokol Pepkolaj: Shoqëria luan një rol positiv, të shohin si shembull të mirë, pysin gjithmon për projektë të reja dhe janë të lumtur kur je mes tyre. Janë edhe kurioz për jetën private. 

Prishtina Press: Çfarë talente të tjera keni?  

Sokol Pepkolaj: Skenarist, Fotograf, Regjisor edhe Autor. 

Prishtina Press: Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?

Sokol Pepkolaj: Të besojnë në ëndrrën e tyre dhe mos të heqin dorë asnjëherë dhe të ecin me këmbë për tokë.

Prishtina Press: Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018?  

Sokol Pepkolaj: Sigurisht surpriza të reja.

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s