Tjetër Sukses i Festivalit Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork, ja fituesit!

Me 29 Maj 2018 përfundoi me sukses Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork (International Filmmaker Festival of New York – IFFNY), duke shpallur fituesit e jurisë dhe të festivalit. Organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Nil Production, Festivali IFFNY u mbajt me 25-29 Maj te Kaufman Astoria Studios, një shtëpi historike amerikane e filmave, e njohur si shtepia e Paramount Studios, dhe për filmat bardhë e zi në vitet 20të. Në Kaufman, u mbajt Ceremonia e Hapjes së Festivalit me Tapetin e Kuq si dhe Nata Gala e Ndarjes së Çmimeve, me prezantues Ermira Babamusta dhe Giorgio Kolaj.

“Është shumë sfiduese dhe magjike njëkohësisht të organizosh një event siç është festivali jonë, International Filmmaker Festival of New York – IFFNY. Sfiduese për faktin se arrin të  grumbullosh gjithë ato njerëz nga vende e kultura të ndryshme. Dhe, magjike po ashtu. Kur i bashkon tërë këto njerëz dhe arrin të ndërtosh relacione me artistë nga e mbarë bota, kjo më sjell satisfaksinim më të madh në fund të çdo edicioni,” tha Mrika Krasniqi, drejtoresha e festivalit IFFNY.

Të gjithë këto filmbërës: regjisorë, producentë, aktorë, etj, arrijnë të bëhen pjesë e familjes IFFNY. Shumica prej tyre na shkruajnë duke shprehur mirnjohjen e tyre për festivalin, disa po bëjnë enkas film për edicionin tjetër, disa po shkruajnë skenaret e tyre për ISC (International Screenwriting Competition), disa të tjerë e ofrojnë veten e tyre për t’i shërbyer festivalit, e disa na informojnë për sukseset e tyre nëpër festivale të tjera. Kështu vazhdon relacioni, dhe bashkë me ekipën time e gjejmë veten duke bërë përgaditje e plane për edicionin tjetër. Në këtë mënyrë kemi arritur të ndërtojmë festivalin tonë dhe emrin IFFNY t’a dërgojmë pothuajse në çdo cep të globit ku filmi adhurohet,” shtoi Mrika Krasniqi.

Në edicionin e 7-të të IFFNY kishte rreth 500 aplikime, prej të cilëve 40 filma u përzgjodhën në garën zyrtare dhe programin special, me filma nga Izraeli, Franca, Shqipëria, Kosova, Brazili, Maqedonia, Argjentina, Spanja, Norvegjia, Japonia, India, Anglia, Amerika, Katari, Belgjika, Çekia, Italia, dhe Hollanda. Juria përbëhej nga: Ibër Deari (Selektor i Festivalit, Maqedoni), Jotti Ejlli (Kryetar Jurie, Shqipëri), John Blenn (Nju Jork), Margherita Peluso (Itali) dhe Kendrick Merdani (Nju Jork). Gjatë mbrëmjes të së martës u shpallën 8 çmime nga Juria, dhe 8 nga Festivali.

34105928_424464071298368_6196416426803200000_o

Débora Falabella me ekipin e filmit “The KISS” (Photo by Ilir Rizaj)

Në krye të filmave më të mirë u nominuan: “The Kiss” nga Murilo Benicio; “Unwanted” nga Edon Rizvanolli dhe “One Bedroom” nga Darien Sills-Evans. Fituesi i filmit më të mirë u zgjodh “The Kiss” nga Murilo Benicio, të cilët fituan edhe nominimin për aktori më i mirë për Lazaro Ramos, nominimin për produksioni më i mirë, dhe fitues të “Outstanding Achievement in Acting” për aktorin Lazaro Ramos. Korpusi diplomatik nga Konsullata e Brazilit, në përfaqësim të Ambasadorit Enio Cordeiro, ishin të pranishëm në netët e hapjes dhe çmimeve të festivalit, si dhe të ftuar nderi nga ekipi Brazilian i filmit “The Kiss”, producenti Roberto Monteiro dhe aktorja e njohur Débora Falabella.

“Ishim shumë të lumtur kur morëm lajmin për festivalin, si Festivali dhe Nju Jorku janë madhështor. Ndjehemi shumë të nderuar për ftesën. Kur bën një film të parë si regjisor, nuk e din akoma si publiku i mirëpret idetë e tua. Kur përzgjidhesh nga një festival si IFFNY, është gati si çmim në vete. Është shumë e rëndësishme për konfidencën e regjisorëve fillestarë, që të vazhdojnë të tregojnë histori,” tha regjisori Murilo Benicio në intervistën për revistën NY Elite.

Fituesit e Dokumentarit më të mirë me regji të shkurtër “Parivara”, regjisorët Alex Lora dhe Alex Kruz thanë se ia dedikojnë këtë çmim shtëpisë jetimore për fëmijët në Nepal, për të cilën bëj fjalë filmi dokumentar i tyre fitues. “Me këtë dokumentar donim të ndanim historitë e fëmijëve dhe për t’i sjellë ato në ekran në një mënyrë që të kenë impakt pozitiv tek të tjerët, dhe për të mësuar nga këto përvoja” tha regjisori Alex Lora. “Filmat që pamë po në të njëjtën kategori ishin ekselentë dhe jemi shumë mirënjohës që fituam çmimin e jurisë. Si fëmijët edhe ekipi janë shumë të gëzuar për çmimin,” u shpreh producenti dhe regjisori Alex Kruz.

33777399_423271851417590_7476739593555935232_n

Alex Kruz, Ermira Babamusta, Alex Lora, Producers Club Theater, pas shfaqes së filmit “Parivara”

Të jesh pjesë e një festivali të madh siç është IFFNY, për mua ishte një privilegj i madh dhe eksperiencë e veçantë! Unë i dua filmat – dhe si selektor i festivalit të shikoja filma ishte pjesa më e bukur! Filma që vijnë nga e gjithë bota, aq shumë filma aq shumë kultura të ndryshme! Shumë e vështirë për në fund të përcaktosh se cilat filma duhet të shfaqjen ketë vit e cilat jo, përshkak numrit të kufizuar disa duhet të selektohen e të tjerët të mbesin jashtë. Numri i filmave ishte shumë i madh por edhe cilësia e tyre shume e veçantë. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të shikoj aq shumë filma të mirë për këtë edicion… shpresoj se edhe edicionet te tjera do vazhdojë të ketë një interes të madh të filmbërsëve që të konkurojnë në festival,” u shpreh Ibër Deari, Selektori i Festivalit “International Filmmaker Festival of New York”.

Festivali këtë vit ka qenë me një pamje shumë të veçantë, nga njerëzit dhe artistë të ndryshëm që erdhën aty… dhe u kuptua shumë qartë se për artistët nuk është shumë e rëndësishme se kush do fitojë trofen, por më e rëndësishmja për ata është lidhja me artistë të tjerë. Të gjithë në fund dalin të lumtur pasi bëjnë një numër të madh me njerez të ndryshëm të filmave që do vazhdojnë të prodhojnë filma të tjerë në të ardhmen. Fundja këtë qëllim e kane festivalet e filmit, t’i afrojnë filmëbërsit sa më afër dhe t’i lidhin ata për të vazhduar me sa më shume ide të reja dhe filma. Une i uroj jetë të gjatë këtij festivali dhe jam shumë mirënjohes ndaj drjetoreshës Mrika Krasniqi që po arrin të mbaj këtë festival dhe t’i mbledhë artistët e gjithë botës në vendin më të bukur, vendin e ëndrrave NEW YORK… VIVA LA CINEMA,” shtoi regjisori IbërDeari.

DSC_5895

John Blenn, Ermira Babamusta, Kendrick Merdani, Mrika Krasniqi, Margherita Peluso, Jotti Ejlli (Foto nga Ilir Rizaj)

Këtë vit, në natën e ndarjes së çmimeve performoi ansambli muzikor nga Shkolla e Arteve Frank Sinatra: Lucas Bargebuhr, Astra Rincon, Ben Levine, Earl Simons, Sebastian Arias, Brandon Dill, Tahj Greaves, Tarrell Nedderman dhe Simon Safos. Ansambli u dekorua me çmimin “Rising Star Award”. Ivan Morales mori çmimin “Fotografi i Vitit” dhe Ilir Rizaj “Fotografi Historik i Vitit”. Si pjesë e festivalit u mbajt në Paul’s on Times Square debati mes filmbërësve me temën “Çështjet Sociale dhe Industria e Filmit”, me moderatorë Ermira Babamusta dhe Anil Zogjani.

Ekipi organizues i edicionit të 7-të përbëhet nga: Mrika Krasniqi, Ermira Babamusta, Ibër Deari, Arlinda Prelvukaj, Itta Ram, Bajram Shala, Lora Qosja, Egzon Bunjaku, Hekuran Rexhepi, Asha Graphic; me muzikë nga Cynation: Josh Mak, Simon Lai, Andrew Teo, Aaron Mak.

Pas diplomimit me master në Financë në Londër, kisha nderin të marr pjesë në festivalin IFFNY në New Jork, në rolin e këshilltarit financiar dhe të jem pjesë e ekipit organizues. Kjo ishte një eksperiencë shumë mbresëlënëse, veçanarisht, netët si Tapeti i Kuq dhe Nata Gala e ndarjes se çmimeve e në veçanti  mbajtja e eventit në vende historike dhe prestigjioze si Kaufman Astoria Studios dhe Producers Club Theater e beri këtë përvojë më të paharruar për mua. Uroj qe festivali IFFNY të ketë plot suksese në vazhdimësi për vitet e tjera. S’ka si mos të ketë, marrë para sysh se prapa këtij organizimi gjigand qëndron organizatorja Mrika Krasniqi, e cila me punën e saj të palodhëshme ka arritur të ndërtoj një armatë të tërë me njerëz profesionist, duke kaluar kufijtë kombëtar, dhe me përkushtim të madh po e bën të mundur lidhjen e kulturës shqipëtare me atë botërore,” tha këshilltari financiar Ferit Kuleta për Prishtina Press.

33642765_10156399728504686_7088379626925326336_o

Ferit Kuleta dhe Mrika Krasniqi, Foto nga Ivan Morales, Innovation Media New York (Tapeti i Kuq IFFNY, Kaufman Astoria Studios)

Interesim të veçantë pati nga media vendore dhe të huaja, të cilët ishin të ftuar në Tapetin e Kuq dhe në seanën private mediatike “Media Corner” enkas për filmbërësit e festivalit. Midis tyre ishin të pranishëm në Tapetin e Kuq: Amina Zhaman, Diar Xani, Beqir Sina (Bota Sot, Albanian TV of America), Halil Mula (RTV 21), Alex Hermoso (NBC, Telemundo), LoRena Escobar, Candy Escobar (Hollywood World), Ruslan Nazmutdinov, Jenny Hodo (Prishtina Press), Jordan Griffith, Kamila Roth (London Prestige), Lee Bradshaw (1212 Magazine), Stephen Edwards, Martin Martinez, MC Rai, Lucero López, media të ndryshme japoneze, si dhe yahoo news.

Për më shumë rreth edicionit të ardhshëm të festivalit mund të vizitoni www.iffny.com. Për të aplikuar për kompeticionin ndërkombëtar të skenareve (ISC) mund të vizitoni www.nilproduction.net.

Çmimet e festivalit të 7-të të filmit “IFFNY”:

GRAND JURY PRIZES:

-Best Feature Film:

The Kiss by Murilo Benicio (Brazil)

-Best Short Film

Innocence by Miranda Jean & Michael Cicchetti (US)

-Best Feature Documentary

Operation Wedding by Anat Zalmanson Kuznetsov (Israel)

-Best Short Documentary

Parivara by Alex Lora & Alex Kruz (US)

-Best Actress Award

Unwanted -Adriana Matoshi (Netherlands)

-Best Actor Award

One Bedroom -Darien Sills –Evans (US)

-Production Award

A Year in Antarctica by Julia Martins (Brazil)

Best Cinematography

Cookie Heart by Charles Xiuzhi Dong (US)

 

GRAND FESTIVAL PRIZE:

Outstanding Achievement in Acting:

Lazaro Ramos in The Kiss (Brazil)

 

FESTIVAL EXCELLENCE AWARDS:

Breakthrough Performance Award:

Devin Nelson in One Bedroom (US)

Honorable Mention:

10424 directed by Tatsuki Imaji in recognition of Excellence in Short Film (Japan)

Honorable Mention:

Rooftop Story directed by Gazmend Nela in recognition of Excellence in Feature Film (Kosovo)

Honorable Mention:

Behind the Cove directed by Keiko Yagi in recognition of Excellence in Feature Documentary (Japan)

Honorable Mention:

Terraza 7 directed by Carlos Freire in recognition of Excellence in Short Documentary (US)

Best Screenplay Award:

Battle Fields directed by Anouar H. Smaine (US)

Creative Innovation in Filmmaking Award:

Wood-Chuck directed by Balaj Ragupathi (India)

Top Models are Deadly directed by Larry Moore (US)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s